Përmes panxharit kuptoni nëse acidi i stomakut është i fuqishëm

Interesant është fakti se me ndihmën e vetëm një artikulli ushqimor mund të përcaktojmë se si është acidi i stomakut

Konsumi i panxharit mund t’ju ndihmojë të përcaktoni nivelin e acidit në stomak, kështu do të kuptoni nëse duhet të reagoni dhe në ç’mënyrë. Kur hani panxhar, nëse urina juaj është e tejdukshme dhe në ngjyrë normale, atëherë keni mjaft acid stomaku. Nëse urina është ngjyrë rozë, atëherë acidi i stomakut është i dobët.

Nëse keni më pak acid, lukthi juaj nuk mund të tret mirë proteinat dhe do të përfundojë në zorrën e hollë si fragment i proteinave në vend të aminoacideve. Kjo mund të çojë në shumë probleme, të tilla si: jashtëqitje të rallë, absorbimi jo i mjaftueshëm i vitaminës B12, i cili çon në lodhje dhe shterje të vazhdueshme të trupit.

Përdoreni këtë provë të thjeshtë për të kuptuar nëse gjithçka është në rregull me stomakun tuaj. Nëse urina juaj është ngjyrë rozë, atëherë duhet të bëni diçka nga këto:

  • Pini 2 gota ujë, 15 deri 30 minuta para çdo vakti;
  • Pini një gllënjkë të madhe uthull molle.

Përveç që mund t’ju tregoj nëse keni probleme me stomakun, panxhari ka edhe efekte anti-kancerogjene, në fakt është një perime e mrekullueshme edhe në luftimin e proceseve inflamatore në trup. Pigmentet e panxharit e ndihmojnë trupin në procesin e detoksifikimit, gjatë së cilës toksina që lidhen me molekulat sulmohen dhe largohen nga trupi.