Përqafohuni shpesh që të jeni më të shëndetshëm!

Obligimet e shumta, ritmi i shpejtë i jetës dhe stresi, na pengojnë që t'u kushtojmë kohë të mjaftueshme më të dashurve tanë. Prandaj, përqafohuni sa më shumë, sepse vetëm 30 sekonda përqafim ka efekt të dobishëm për shëndetin.

Studimet dëshmojnë se përqafimi është i domosdoshëm për shëndetin emocional, por edhe për atë fizik. Gjeni kohë për mardhëniet me të afërmit dhe kujdeseni për to, pasi që komunikimi verbal dhe jo verbal i ngrohtë, i afërt dhe fisnik e ngre cilësinë e jetës.

Në të njëjtën kohë, përqafimi e forcon sistemin imunitar, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Me sukses ul nivelin e hormoneve të stresit – kortizol. Prandaj, kur ndjeni se jeni të prekur nga situatat stresuese, kërkoni ngushëllim në krahët e të afërmve tuaj.

Sipas hulumtimeve shkencore, vetëm 30 sekonda përqafim janë të mjaftueshme që të filloj të tajitet hormoni i dashurisë oksitocini. Sekretimi i tij në tru shkakton qetësi, kënaqësi, brishtësi, siguri dhe afërsi. Kjo do të thotë se përqafimi është mjaft i rëndësishëm për nivelin psikosomatik, prandaj nuk është me rëndësi nëse e përqafoni partnerin, mikun apo një antar të familjes – është e rëndësishme të jeni të sinqertë dhe të veproni me zemër.