Pija që ul trigliceridet në gjak në mënyrë natyrale

Rritja e numrit të triglicerideve do të thotë se keni nivele të larta të yndyrës në gjak

Trigliceridet në gjak vijnë nga karbohidratet dhe ushqimet e yndyrshme të cilat i fusim në trup. Kaloritë të cilat nuk arrijmë ti harxhojmë konvertohen në trigliceride, të cilat më pas grumbullohen dhe shkaktojnë mjaftë probleme shëndetësore.

Për të ruajtur shëndetin tuaj, përpiquni me këtë lloj pijeje që ul nivelet e triglicerideve në gjak.

Përbërësit e nevojshëm:

  • 1 kg limona (kultivuar në mënyrë organike)
  • 2 litra ujë
  • 400 gr selino e grirë

Përgatitja: Lani limonët, prisni në formë rrethore dhe vendosni ato në një enë. Shtoni ujin dhe selinon e grirë. Kur uji të vloj, zijeni edhe për 20 minuta të tjera. Fikni zjarrin dhe lëreni pijen që të ftohet për gjashtë orë.

Kullojeni, pastaj mbusheni në shishe të pastra dhe mbyllni. Pijen ruajeni në vend të ftohtë.

Pini nga tre herë në ditë prej kësaj pije, 100 ml para ushqimit.

Nëse shija është shumë e fortë, përzijeni me ujë në një raport 1:1. Për të arritur rezultate të dukshme pija duhet të konsumohet së paku 2 muaj.

Para përdorimit, konsultohuni me mjekun.