Pini lëngje frutash me stomakun bosh? Ja çfarë thonë profesionistët

Hulumtimi i kohëve të fundit i kryer në Princeton University zbuloi se konsumimi i lëngjeve të frutave (dhe ëmbëlsirave në përgjithësi) në stomakun bosh ndikojnë negativisht në florën e zorrëve dhe në të gjithë metabolizmin

Shumë njerëz e kanë shprehi që ta fillojnë ditën duke pirë lëng portokalli në stomak bosh. Nëse pini lëngje para se të hani mëngjesin dmth në stomakun bosh, sheqernat e frutave si, glukoza dhe fruktoza shpejt arrijnë në zorrën e hollë. Mirëpo, pas periudhës në të cilën nuk është konsumuar aspak ushqim, zorra e hollë nuk është në gjendje që ta përpunojë fruktozën e futur, kështu që sheqeri arrin në zorrën e trashë. Kur kjo të ndodh, fruktoza vjen në kontakt me “bakteret e mira” të cilat nuk janë në gjendje ta përpunojnë sheqerin. Në përgjithësi, kjo ndikon negativisht në florën dhe shëndetin e zorrëve në përgjithësi.

Hulumtuesit arritën në këto përfundime, duke eksperimentuar me minj të cilët ishin ushqyer me një sasi përzierje nga glukoza dhe fruktoza. Më pas kanë ndjekur se si është përpunuar sheqeri në sistemin e tretjes.
Gjërat e ëmbla (përfshirë edhe pemët) nuk duhet të konsumohen para vakteve, por pas tyre, siç theksojnë edhe kërkuesit, vetëm me sasi të matura

Hulumtimi arrit në një pikë të re. Përderisa hulumtimet e mëparshme tregonin se mëlçia e përpunonte sheqerin, ky hulumtim tregoi se, 90% e fruktozës tashmë ishte tretur në zorrën e hollë. Sidoqoftë, zorra e hollë nuk mund ta realizojë këtë nëse fillimisht nuk është futur ushqim tjetër. Tek minjtë, te të cilit glukoza dhe fruktoza u futën pas një vakti, zorra e hollë i përpunoi në mënyrë të përshtatshme.

Sipas udhëheqësit të këtij hulumtimi, Prof. Dr. Joshua Rabinowitz, hulumtimi e konfirmon vlerën e këshillave tradicionale tek të ushqyerit: se gjërat e ëmbla (duke përfshirë frutat) nuk duhet të konsumohen para vakteve, por pas tyre, siç theksojnë edhe kërkuesit, vetëm me sasi të matura… “Për shkak se ekziston një dallim thelbësor fiziologjik në atë se sa sasi të vogla të sheqerit përpunohen dhe sa sasi të mëdha të sheqerit përpunohen,” thotë Rabinoviç. Hulumtimet janë botuar në revistën “Metabolizmi i qelizave”. Sepse, ekziston dallimi thelbësor fiziologjik në atë se si përpunohen sasitë e vogla dhe sasit e mëdha të sheqerit”, thotë Rabinovich. Hulumtimet janë botuar në revistën “Cell Metabolism”.