Prezantohet testi i ri për zbulimin e koronavirusit përmes pështymës

Testi i ashtuquajtur "EasyCov" do të jetë në dispozicion në tregun francez nga mesi i muajit të ardhshëm.

Konsorciumi francez ditët e fundit ka njoftuar se do të paraqesë fazën e prodhimit të testit për zbulimin e COVID-19 përmes pështymës.

Sipas ekspertëve nga ky konsorcium, testet do të zhvillohen nga profesionistë të cilët duhet të marrin 1 mililitër pështymë nga pacientët. Pastaj mostra në epruvetë nxehet në 65 gradë celcius, dhe në këtë mënyrë pastrohet prania e virusit.

Testi i ashtuquajtur “EasyCov” do të jetë në dispozicion në tregun francez nga mesi i muajit të ardhshëm.