Problemet që lindin për shkak të gjumit të tepërt

Studime të ndryshme kanë treguar se periudha të shkurtra, si dhe periudha të gjata të gjumit, për një afat të gjatë kohor kanë të bëjnë me diabetin dhe obezitetin.

Çdokush që dëshiron të jetojë shëndetshëm, e din që ideale është që të filhet gjumë prej 7 deri në 8 orë. Por, jo të gjithë e dinë se nuk rekomandohet të flihet më shumë se tetë orë. Gjumi i tepërt, si dhe mungesa e gjumit, mund të dëmtojnë shëndetin tuaj.

Ja cilat janë disa nga problemet, që mund të lindin nëse fleni më shumë se tetë orë në ditë:

Probleme me obezitetin – Studime të ndryshme kanë treguar se periudha të shkurtra, si dhe periudha të gjata të gjumit, për një afat të gjatë kohor kanë të bëjnë me diabetin dhe obezitetin.

Depresioni – Njerëzit që vuajnë nga çrregullimet depresive, gjithashtu përjetojnë çrregullime të gjumit. Nganjëherë, ata flenë më shumë se zakonisht. Shumë gjumë, si dhe shumë pak, mund të jenë fajtorët që fshihen pas dëshpërimit dhe lodhjes.

Sëmundje të zemrës – Të fjeturit gjumë më shumë se tetë i rrit shanset e vdekshmërisë nga sulmi në zemër për 34%.

Dhimbje koke – Mungesa e gjumit shkakton dhimbje koke, por efekti të ngjajshëm mbi organizmin ka edhe gjumi i tepërt.

Probleme me kujtesën – Sipas një studimi, gjatësia e gjumit ndikon në tru. Gjumi i tepërt nuk do të thotë gjumë i thellë, gjë që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt me funksionimin e trurit.

Pagjumësia – Duket e habitshme, por pagjumësia nganjëherë shkaktohet nga zakonet jo të shëndetshme, të cilat përfshijnë gjumin edhe atë gjumin e tepërt, por jo në kohën e duhur.