Prof. Dr. Netkovski: Si ta trajtoni me shpejtësi dhe në mënyrë të saktë dhimbjen në fyt?

Zakonisht, bëhet fjalë për infeksion viral dhe paraqet një nga infeksionet më të shpeshta të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, për shkak të të cilave pacientët vizitohen te mjeku.

Dhimbja e fytit është një simptomë e zakonshme gjatë reaksionit inflamator të mukozës dhe indeve limfatike në zonën e fytit (pharyngitis/tonsillopharyngitis). Zakonisht, bëhet fjalë për infeksion viral dhe paraqet një nga infeksionet më të shpeshta të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, për shkak të të cilave pacientët vizitohen te mjeku.

Shkruan: Prof. Dr. Jane Netkovski, Klinika universitare për veshë, hundë dhe fyt – Fakulteti i Mjekësisë, Shkup

Fotografia klinike, domethënë simptomat ndryshojnë në varësi të faktit nëse inflamacioni është shkaktuar nga viruset ose bakteret, nga e cila varet edhe mënyra e trajtimit.

Infeksioni viral zakonisht zgjat 2-3 ditë dhe karakterizohet nga shenja të lehta dhe simptoma të shprehura në formën e skuqjes dhe ënjtjes së mukozës së fytit, si dhe dhimbje dhe vështirësi gjatë gëlltitjes në një nivel të lehtë. Ndiqet nga kolla e thatë dhe irrituese dhe shpesh zhvillohet në ftohje me rrjedhje të hundëve, teshtimës ose lotimin e syve. Zakonisht nuk shoqërohet me temperaturë të lartë trupore. Karakteristike është se pas ditëve të para simptomat qetësohen, ndërsa kollitja mund të zgjasë deri në dhjetë ditë.

Dhimbjet e fytit nuk nënkuptojnë përdorimin e menjëhershëm të antibiotikëve. Gajtë mjekimit është i mjaftueshëm vetëm trajtim simptomatik, përdorimi i sasive të mëdha të pijeve të nxehta, inhalacioni, relaksimi dhe qetësimi i kollës, e gjithë kjo me qëllimin për të lehtësuar shërimin sa më të shpejtë të mukozës së fytit. Në kuadër të terapisë, i rëndësisë së veçantë është përdorimi i Panthenolit me vitaminë C, të cilat posedojnë efekt të fortë terapeutik lokal për të zbutur simptomat dhe për të stimuluar proceset rigjeneruese në mukozën e dëmtuar dhe të sëmurë të fytit, në zgavrën e gojës, gjuhës dhe gingivitit.

Oribletat janë të përbëra nga kripa e kalciumit te acidit pantotenik dhe vitaminë C. Acidi pantotenik, nganjëherë i referohet edhe vitaminës B5, hyn në përbërjen e koenzimit A, i cili është i nevojshëm për metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave, por në të njejtën kohë gjithashtu është përgjegjës për neutralizimin e efekteve të dëmshme të disa produkteve të caktuara metabolike. Vitamina C është antioksidanti më i rëndësishëm i cili merr pjesë në shumë procese oksido-reduktuese në organizëm, si dhe në procesin e krijimit të kolagjenit dhe pjesëve të tjera të indit lidhës. Me një fjalë Pantenoli me vitaminë C janë materie ushqyese esenciale për funksionimin e duhur të mukozës.

Inflamacioni bakterial karakterizohet nga shenjat e moderuara dhe simptomat e shprehura fuqishëm, si skuqja intenzive e mukozës dhe indeve limfatike në zonën e fytit, si dhe dhimbje dhe vështirësi gjatë gëlltitjes të një niveli më të rëndë. Temperatura e trupit është e ngritur, ndërsa të pranishme janë edhe ënjtja dhe dhimbja e nyjeve limfatike në qafë. Tek infeksioni bakterial i nevojshëm është përdorimi i antibiotikëve sidomos në rastet kur shkaktarë është streptokoku beta-hemolitik i grupës A (pyogenes streptococcus), domethënë kur është e pranishme fotografia klinike e një infeksioni më të rëndë streptokoku. Orbiletat Pantenol me vitaminë C në këtë rast paraqesin plotësues në terapinë antibiotike me qëllim të rigjenerimit më të shpejtë dhe më efikas të mukozës.