Prof. Dr. Zoran Radiq: Sportet bazë – atletika, noti, gjimnastika janë zgjedhje e shkëlqyer për fëmijët e moshës shtatë vjeçare

Nga aspekti anatomik-fiziologjik në moshën shtatë vjeçar përfundon formimi i CNS dhe qendrës motorike, që do të thotë se nga kjo moshë mund të fillojë trajnimi sistematik i fëmijëve në sporte të caktuara.

Mosha atletike parashkollore 3 deri në 7 vjeç është e lidhur me ecjen, vrapimin, kërcimin dhe hedhjen si forma elementare natyrore të lëvizjes. Këto janë aftësitë motorike me të cilat dominojnë fëmijët, sigurisht, në një mënyrë ndryshe, pasi që këto lëvizje janë të trashëguara gjenetikisht. Vetëm në moshën një vjeçare fëmija ec, mund të hedhë objektet me të cilat luan, si dhe të dominojë disa nga objektet duke i ngjitur dhe zbritur. Shumica e fëmijëve për herë të parë me garat atletike njihen në shkollë me vrapimet e organizuara – kros garat, të cilat i përjetojnë me interes dhe gëzim.

Shkruan: Prof. Dr. Zoran Radiq, profesor i lëndës së Atletikës në Fakultetin e Edukimit Fizik

Ecja është forma më e mirë natyrore e lëvizjes së njeriut, ndërsa të gjitha lëvizjet tjera kanë origjinën nga ajo. Në moshën tre vjeçare fëmijët ecin mirë, edhe pse kjo nuk është ecja e duhur, ato ecin duke u lakuar dhe me hapa të vegjël. Këmbët nuk i vendosin në mënyrë të koordinuara – shputat i vendosin në mënyrë të pakontrolluar, gjë që bën që ato të rrëzohen shpesh. Ecja zakonisht ndërpritet duke ulur, duke u zvarritur në tokë ose duke kërcyer. Fëmijët e shkollës bëjnë hedhje në thellësi, sa sënduku suedez në një lartësi prej 30-40 cm në një sipërfaqe të butë – dyshek ose rërë. Në distancë paraqiten me këmbë të bashkuara, ndërsa kërcimet me një këmbë janë mjaftë të ndërlikuara për fëmijët.

Në moshën katër vjeçare, fëmijët tregojnë pjekuri në ecje, tregojnë shpejtësinë, forcën në lëvizje dhe shkathtësi. Ecin siç duhet, hapi është më i gjatë dhe e ndryshojnë ritmin e ecjes – ecin më shpejt, pastaj kalojnë në vrapim, ecin ngadalë etj. Tek fëmijët duhet të ndikohet në mënyrën se si i vendosin shputat, trupi dhe koka të mbahen në mënyrën e duhur, shpatullat të mbahen drejtë dhe të punohet siç duhet me duart. Rregullat e ecjes barten edhe tek vrapimi, prandaj është mirë që fëmijët të mësojnë t’i korrigjojnë gabimet në kohën e duhur. Në këtë moshë, vrapimi bëhet më i shpejtë, fëmijët mund të bëjnë lidhjen midis vrapimit dhe kërcimit, por më vështirë e bëjnë kërcimin me një këmbë dhe gjithmonë duhet të sigurojnë jastëk gjatë kohës që kërcejnë.

Në moshën 5 deri 7 vjeçare, tek fëmijët kanë një strukturë shumë më të mirë morfologjike, gjë që u siguron kushte të favorshme për aktivitetet e tyre lëvizëse. Në moshën 6-7 vjet, pesha trupore e fëmijëve u lejon atyre që të dominojnë me trupin e tyre në hapësirë. Disa lëvizje komplekse i kryejnë më shpejt, më shkathët, në mënyrë ritmike dhe me ritëm të caktuar. Me kujdes i kryejnë ushtrimet, i shohin gabimet dhe me udhëzimin e mësuesit, shpejt i korrigjojnë ato.

Ecja dhe vrapimi bëhen të koordinuara mirë, fëmijët lëvizin në mënyrë të natyrshme dhe teknikisht të saktë. Sistemi kardiovaskular dhe respirator, të cilët në masë të madhe lidhen me qëndrueshmërinë e fëmijëve, kanë aftësi të mëdha adaptive ndaj ngarkesës fizike. Fëmijët janë shumë të motivuar për vrapim të organizuar në formën e garave ose lojërave.

Nga kërcimet, fëmijët zotërojnë disa forma themelore, si kërcimi në distancë nga vendi ku qëndron, kërcim në distancë me fluturim të shkurtër, kërcim me një këmbë dhe rënia në dy këmbë, kërcimi në lartësi me këmbë të bashkuara dhe me një këmbë. Kërcim me një këmbë është aktivitet motorik i cili është i detyrueshëm për këtë moshë të nxënësve, por jo të gjithë arrijnë ta zotojnë atë. Hedhjet në thellësi janë hedhje që fëmijët i bëjnë më lehtë dhe i duan shumë dhe duan të hidhen edhe nga vende më të larta. Fluturimi në ajër  i bën fëmijët të ndjehen mirë, liri gjatë lëvizjes pa vështirësi.

Hedhjet përdoren në forma të ndryshme dhe me kërkesa të ndryshme dhe bëhen mjete gjithnjë e më të mira për zhvillimin e motorikës atletike. Me zhvillimin e ndjenjave dhe fuqisë kinestetike, hedhjet bëhen gjithnjë e më të mira dhe më të sakta dhe të koordinuara. Hedhja ka të bëj me hedhjen e topave, me pesha të ndryshme dhe nga pozicione të ndryshme në distancë dhe në shënjestër. Fillimisht, fëmijët hedhin me të dyja duart, më vonë me një dorë, ku madhësia dhe pesha e rekuizitave të jetë e përcaktuar për moshën.

Nga aspekti anatomik-fiziologjik në moshën shtatë vjeçar përfundon formimi i CNS dhe qendrës motorike, që do të thotë se nga kjo moshë mund të fillojë trajnimi sistematik i fëmijëve në sporte të caktuara. Pak para moshës shtatë vjeçare, në gjimnastikë zgjedhen fëmijët, sepse morfologjia është shumë e rëndësishme për fillimin me gjimnastikën.

Në moshën 7 vjeçare, është shumë e rëndësishme që fëmijët të fokusohen në sportet bazike – atletikë, not, gjimnastikë. Në këto sporte bazë, fëmijët fitojnë aftësi motorike që ndikojnë në zhvillimin e gjithë trupit – rritjaen, aktivitetin muskulor dhe nga aspekti fiziologjik përmirëson funksionin e organeve të brendshme – sistemin kardiovaskular, sistemin e frymemarrjes – ventilimin pulmonar, si dhe sistemet tjera, sepse qarkullimi i përmirësuar mundëson furnizimin e CNS me oksigjen i cili u nevojitet qelizave të muskujve (sidomos në mitokondri) ku zhvillohen proceset kimike – energjia e kontraktimeve të muskujve, sidomos materia e lartë energjetike ATP – adenosine triphosphate, i cili  harxhohet për kohë të shkurtër, në varësi të punës që kryhet dhe krijohet përsëri për një periudhë të caktuar kohore (pak sekonda), në varësi të llojit të ngarkesës. Trajnim është ai që për periudhë më të gjatë kohore, akumulohet energji, e cila kushtëzohet nga individë të trajnuar mirë – sportistë të shquar, acidifikimi i gjakut – acidi  laktik, të grumbullohet gradualisht, me të cilën lodhja shtyhet për një periudhë të caktuar.