PROFESIONISTËT PËRGJIGJEN: A do të jemi në gjendje të zgjedhim një dozën vaksine të tretë apo duhet ta marrim nga e njëjta si dy dozat e para?

A keni menduar se cilën vaksinë do të zgjidhni për dozë shtesë? Sipas ekspertëve, përdorimi i një doze të tretë të vaksinës kundër COVID-19 ndryshe nga dy dozat e para, mund të shkaktojë përgjigje imune më të fortë sesa doza përforcuese e së njëjtës vaksinë.

Dje në mbrëmje, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se po studionte të dhënat përpara se të vendoste nëse do të pajtohej me vendimin e Agjencionit amerikan të ushqimit dhe barnave (FDA) që miratoi dozën buster të mërkurën, vaksinë e ndryshme nga vaksina origjinale.

“Ne po shohim rezultate premtuese në studime që konfirmojnë se kjo qasje me kombinime të caktuara vaksinash shkakton një përgjigje imune më të fortë, sesa kur e njëjta vaksinë përdoret për dozë shtesë”, tha në një konferencë shtypi Marco Cavaleri, drejtori i strategjisë së vaksinave në EMA.

Në Maqedoni është miratuar dhe ka filluar vaksinimi i popullatës me një dozë të tretë të vaksinës Pfizer, për të forcuar imunitetin e të vaksinuarve, i cili duket se do të ulet pas disa muajsh.

Një studim i botuar në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar zbuloi se njerëzit që morën vaksinën Johnson & Johnson, e cila, si AstraZeneka, përdor teknologjinë klasike të vektorit viral, mbrohen më mirë nga doza buster e vaksinave të mRNA, të tilla si Pfizer ose Moderna.

“Duket se vaksinat mRNA si dozë buster funksionojnë shumë më mirë në stimulimin e sistemit imunitar dhe mund të shkaktojnë një përgjigje vërtet të fortë imune”, theksoi Cavalieri.

Një studim i publikuar dje nga Pfizer thotë se një dozë e tretë e vaksinës së tyre është 95.6 për qind efektive kundër formave simptomatike të sëmundjes.

Kombinimi i vaksinave i miratuar nga FDA në Amerikë quhet ‘mix and match’. Doza buster është një dozë vaksine që jepet për një periudhë më të gjatë kohore se seria e vaksinimit primar për të zgjatur kohëzgjatjen e mbrojtjes së fituar nga vaksinimi primar.

FDA ka autorizuar përdorimin e vaksinës Pfizer si një vaksinë ndihmëse dhe duhet të jepet të paktën 6 muaj pas dozës së dytë të vaksinës.