Proteinat janë tepër të rëndësishme, sidomos pas moshës 50 vjeçare

Shumicës së njerëzve, pas moshës 50 vjeçare u mungojnë proteinat, për këtë shkak ata humbasin masë muskulore, janë më të prirur ndaj inflamacioneve, ndërsa lëkura u zbehet.

“Pas moshës 50-vjeçare, trupi ynë fillon shpejt të humbasë masën muskulore. Prandaj kjo humbje është e rëndësishme që të kompensohet me stërvitje, por edhe me konsumim më të madh të proteinave”, thekson zëdhënësja e Akademisë amerikane për nutricionizëm Isabelle Mills.

“Proteinat nuk janë të rëndësishme vetëm për ndërtimin, por edhe për ruajtjen e masës së muskujve, i cili është një problem i zakonshëm tek personat e moshuar. Muskujt janë të rëndësishëm, pasi që ato sigurojnë ekuilibër më të mirë dhe lëvizshmëri dhe mbrojnë nga rënia”, sqaroi nutritionistia.

Vitet e fundit, dietat e proteinave kanë qenë një hit i vërtetë midis të gjitha gjeneratave, por ekspertët tregojnë se rritja e konsumimit të proteinave midis tek të rinjtë dhe te personat e moshës së mesme nuk është e nevojshme, madje mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore. Sipas shkencëtarëve amerikanë tek të moshuarit vlen e kundërta – shumica e popullsisë, pas moshës 50 vjeçare nuk marrin mjaftueshëm proteina.

Burim i mirë i proteinave është mishi (por mos e teproni me mishin e kuq, zgjidhin më shpesh peshk ose mish pule), si dhe vezë, produktet e qumështit, bishtajoret dhe arrat. Marrjen e proteinave është mirë që ta shpërndani gjatë gjithë ditës, duke filluar nga vezët për mëngjes, peshk për drekë, e deri te arrat për meze të lehtë.

Simptomat

Ekzistojnë mjaft simptoma që tregojnë se mund të keni mungesë proteinash. Fillimisht rënia e imunitetit, ftohje dhe inflamacione të shpeshta.

“Proteinat i mbrojnë funksionet e rregullta trupore, i rregullojnë hormonet dhe ruajnë nivelin e leukociteve, të cilat i luftojnë infeksionet”, thotë Isabelle Mills.

Kushtojini vëmendje veçanërisht ënjtjeve të nyjeve, nëse ndjeheni të lodhur dhe letargjik, lëkur e thatë dhe e zbehtë, si dhe thonjve të plasaritur. Një nga simptomat më serioze është humbja e menjëhershme e masës trupore, e cila mund të jetë e rrezikshme pasi që njerëzit më pas bëhen më të dobët dhe më të prirur për të rënë.

Cilat ushqime janë burim i mirë i proteinave?

  • Mish pule dhe gjeldeti;
  • Peshk;
  • Djathërat me pak yndyrë si mozzarella;
  • Mish lope dhe viçi;
  • Tofu;
  • Fasule;
  • Vezë;
  • Jogurt, qumësht, dhe qumësht soje;
  • Frutat të thata, fara dhe drithëra me kokrra të plota.