Psoriaza në kombinimi me tensionin e lartë të gjakut e rrit rrezikun e ndërhyrjeve kardiovaskulare

Ky studim, sipas studiuesve, do të thotë se mjekët duhet të monitorojnë më me kujdes pacientët të cilët njëkohësisht kanë hipertension dhe vuajnë nga psoriaza, krahasuar me ata pacientë që kanë vetëm tension të lartë të gjakut, duke pasur parasysh se ata janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë dhe se ata do të kenë nevojë për ndërhyrje kardiovaskulare.

Rezultatet e një studimi të ri kanë treguar se psoriaza tek pacientët që kanë hipertension (tension të lartë të gjakut) e rrit rrezikun e ndërhyrjeve kardiovaskulare. Rreziku më i madh është vërejtur tek gratë dhe tek meshkujt e moshës 50-64 vjeç.

Gjithashtu është treguar se pacientët me psoriazë të rëndë ose artrit psoriatik, kishin një rrezik më të lartë të ndërhyrjeve kardiovaskulare, sesa pacientët me formë të butë të psoriazës.

Ky studim, sipas studiuesve, do të thotë se mjekët duhet të monitorojnë më me kujdes pacientët të cilët njëkohësisht kanë hipertension dhe vuajnë nga psoriaza, krahasuar me ata pacientë që kanë vetëm tension të lartë të gjakut, duke pasur parasysh se ata janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë dhe se ata do të kenë nevojë për ndërhyrje kardiovaskulare.

Disa studime të mëparshme kanë treguar se psoriaza rrit incidencën e hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.