Qepët stimulojnë sistemin imunitar

Nga hulumtimet e mëparshme është i njohur fakti se qepët e stimulojnë funksionimin e sistemit imunitar. Një studim i ri tregoi se qepët rikthejnë funksionin imunitar kur ai është i shtypur nga ilaçet.

Hulumtuesit e Fakultetit të mjeksisë nga Arabia Saudite dhe Egjipti, zhvilluan një eksperiment mbi minjtë të cilëve ju reduktua imuniteti duke përdorur deksametazon (i cili përdoret për të shtypur reaksionet e ekzagjeruara të sistemit imunitar).

Deksametazoni ju injektua një grupi minjsh, të cilëve nuk u është dhënë ekstrakt qepësh, gjë që çoi në reakasionin pritur – në reduktimin e numrit të leukociteve dhe qelizave të bardha të gjakut, si dhe uljen e nivelit të antioksidantëve. Analizimi i shprehjeve të gjeneve ka treguar se deksametazoni e ka shtypur shprehjen gjenetike të antioksidantëve.

Por, në grupin e minjve që morën ekstrakt të qepëve, ka pasur një rritje në nivelin e qelizave të bardha të gjakut dhe antioksidantëve, gjë që tregoi se qepët janë  imunostimulant i rëndësishëm në nivel gjenetik dhe qelizor. Gjithashtu, grupit të minjve që ju është dhënë ekstrakt qepe para se të aplikohet deksametazoni, efekti i tij u zvogëlua ose u asgjësua – nuk kishte reduktim të numrit të leukociteve.