Radioterapia mund të ndihmojë në trajtimin e kancerit të prostatës metastatike

Por ajo që theksojnë profesionistët e studimit është se, radioterapia i ndihmoi vetëm pacientët tek të cilët kanceri u përhap në nivel lokal në nyjet limfatike ose kockat përreth, por jo edhe pacientët që kishin metastazë.

Radioterapia e shtuar në terapinë standarde, mund të përmirësojë ndjeshëm shkallën e mbijetesës tek meshkujt të cilët janë diagnostikuar me karcinomë metastatike të prostatës, thuhet në rezultatet e studimit të fundit STAMPEDE.

Sipas shkencëtarëve, meshkujt me kancer metastatik në shumicën e rasteve vdesin brenda pesë viteve, gjë që imponon nevojën për një terapi të re më efektive.

Terapia standarde për kancerin e avancuar ose metastatik të prostatës është terapi hormonale. Por ajo që theksojnë profesionistët e studimit është se, radioterapia i ndihmoi vetëm pacientët tek të cilët kanceri u përhap në nivel lokal në nyjet limfatike ose kockat përreth, por jo edhe pacientët që kishin metastazë.

Mbijetesa trevjeçare për pacientët të cilët me terapinë standarde merrnin edhe radioterapi ishte 81%. Sipas shkencëtarëve, rezultatet e këtij studimi paraqesin një progres të rëndësishëm në trajtimin e kancerit të prostatës dhe mund të ndihmojnë mijëra meshkuj në mbarë botën.