RASTI I PARË NË BOTË: Ndëron jetë gruaja që u prek për së dyti herë nga COVID-19

Ky është rasti i parë në botë ku një person i cili është infektuar me koronavirusin e ri për herë të dytë është raportuar me vdekje. Deri më tani, në total janë regjistruar zyrtarisht pesë raste të ri-infektimit me SARS-CoV-2.

Një grup virologësh dhe mikrobiologësh nga Hollanda kanë botuar prova të një gruaje holandeze që vdiq pasi u prek për herë të dytë me koronavirusin e ri, rasti i parë i tillë në botë.

Shkencëtarët analizuan mostrat nga një grua 89 vjeçare, e cila doli të ishte pozitive për COVID-19 në kohë të ndryshme dhe përcaktoi se ato ishin dy ARN të ndryshme, dmth që ishin dy viruse të ndryshme, dy raste të ndryshme të sëmundjes COVDI-19. Studimi i tyre u botua në Oxford University Press.

Bëhej fjalë për një paciente e cila po trajtohej për një sëmundje të rrallë malinje. Që nga infeksioni dhe sëmundja e parë ajo arriti të shërohej me sukses dhe ishte mirë saqë ajo u lëshua shumë shpejtë nga spitali, pas vetëm pesë ditësh. Dy teste COVID-19 janë treguar negative për infeksionin.

Në kohën kur pacientja u kthye në spital, kësaj here për kimioterapi të rregullt, kishin kaluar dy muaj nga infeksioni i saj me koronavirus. Por kimioterapia duhej shtyrë sepse ajo kishte ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Testi i ri i COVID-19 tregoi se ishte përsëri pozitive. Tetë ditë pas infeksionit të dytë me koronavirusin e ri, gjendja e pacientes u përkeqësua dhe ajo vdiq dy muaj pas fillimit të ri-infeksionit.

Ky është rasti i parë në botë ku një person i cili është infektuar me koronavirusin e ri për herë të dytë është raportuar me vdekje. Deri më tani, në total janë regjistruar zyrtarisht pesë raste të ri-infektimit me SARS-CoV-2.