Rrezatimi me rreze X rrit dyfish rrezikun e kancerit tek individët me mbipeshë

Doza e nevojshme e rrezatimit varet nga ajo se cila pjesë e trupit rrezatohet, si dhe ndërtimi i trupit të pacientit.

Sipas rezultateve të një studimi të ri, personat me mbipeshë të ekspozuara ndaj rrezatimit me rreze X, kanë rrezik më të madh të zhvillimit të kancerit, për shkak të dozës më të lartë të rrezatimit të cilat janë të nevojshme për të marrë imazhet e duhura.

Gjatë rrezatimit me rreze X, një pjesë e trupit është e ekspozuar ndaj dozave të vogla të rrezatimit jonizues. Megjithatë, rrezatimi me rreze X mund të shkaktojë efekte potencialisht të dëmshme. Rreziku i dëmtimit të indeve rritet me rritjen e dozave të aplikuara. Përndryshe, dozat e rrezatimit mbahen sa më të ulëta që të jetë e mundur, por në të njëjtën kohë arrijnë cilësi të kënaqshme të imazhit.

Doza e nevojshme e rrezatimit varet nga ajo se cila pjesë e trupit rrezatohet, si dhe ndërtimi i trupit të pacientit. Sa me më vështirësi të arrijë rrezatimi në zonën e synuar, aq më e madhe është doza e rrezatimit. Për njerëzit që kanë peshë të madhe të trupit, nevojiten doza shumë më të mëdha rrezatimi për të fituar imazhin e nevojshëm dhe të kënaqshëm, në krahasim me ato me peshë mesatare të trupit.