SËMUREN SI TË VAKSINUARIT ASHTU EDHE ATA QË E KANË KALUAR COVID-19: Pse omicron e shmang imunitetin e fituar?

Në Maqedoni nga fillimi i këtij viti janë diagnostikuar mbi 19 mijë persona me COVID-19. Midis tyre ka të vaksinuar dhe individ që e kanë kaluar kovidin. Pse omicron shmang imunitetin e fituar?

Gjithnjë e më shumë qytetarë po rezultojnë pozitiv me COVID për së dyti për shkak të omicron. Sipas raportit të fundit javor të Institutit të Shëndetit Publik nga 9 janari, i cili i referohet javës së kaluar, në totalin e të sëmurëve janë regjistruar 2134 riinfeksione (0,9%), nga të cilët katër janë riinfeksione të dyta.

PERSONAT E VAKSINUAR KANË SIMPTOMA SHUMË MË TË LEHTA

Megjithatë, pacientët e vaksinuar dhe ata që kanë kaluar kovidin zakonisht paraqesin simptoma më të lehta.

Mjekët thonë se omicron me siguri shmang imunitetin e fituar më parë, sepse omicron sillet pothuajse si një virus i ri. Ka edhe shembuj të njerëzve që infektohen sërish një muaj pas infektimit të parë me koronavirus.

“Për këto arsye ndoshta do të jetë e nevojshme të ndryshohen rekomandimet për të filluar vaksinimin më herët pasi e kanë kaluar kovidin, për shembull tre muaj më pas”, shpjegojnë mjekët.

ME OMICRON ËSHTË VËSHTIRË TË MOS INFEKTOHENI

“Ata që janë infektuar me COVID-19 duhet të vaksinohen pas infektimit, pavarësisht nëse janë vaksinuar më parë apo jo”, thonë epidemiologët.

Sepse me omicron – është e vështirë të qëndrosh i painfektuar.

Prof. Alemka Markotic, drejtoreshë e Klinikës për Sëmundje Infektive në Zagreb, shpjegon se vaksinat ekzistuese nuk mbrojnë nga infeksioni në përqindje të lartë, por deri në 30 për qind.

Por në një përqindje shumë më të madhe ata ende mbrojnë veten nga shkuarja në spital dhe nga vdekja.

MBROJTJA PAS VAKSINËS

Prof. Markotic thekson se dy doza mbrojnë deri në 65 për qind e më shumë, ndërsa doza e tretë përforcuese mbi 80 deri në 90 për qind – nga format e rënda të sëmundjes dhe vdekshmërisë.

Mjekët theksojnë se të pavaksinuarit janë rezervuar i varianteve të reja të virusit, që diktojnë zhvillimin e epidemisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se gjysma e Evropës do të infektohet me omicron në javët e ardhshme.