Serioziteti i dhimbjes së qafës dhe shpatullave

Në rast të lëndimit, shpesh ndodh që truri të mos përcaktoj rrugën e dhimbjes përsëri në burimin e saj, kështu që ajo që ndiejmë nuk do të thotë se ka ndodhur me të vërtetë. Ky fenomen quhet dhimbje simptomatike.

Personat që kanë dhimbje në shpatulla në të vërtetë mund të kenë problem të qafës. Nga ana tjetër, dhimbja e qafës mund të kamuflojë një problem të shpatullave. Dhimbja e shpatullave jo domosdoshmërisht tregon për probleme të shpatullave, njejtë si dhimbja në qafë e cila jo domosdoshmërisht tregon probleme me qafën.

Fakti që trupi manifeston dhimbjen në një pjesë të caktuar jo gjithmonë do të thotë se problemi ndodhet pikërisht në atë vend. Dhimbja në qafë dhe shpatulla shpesh di të lëviz, nga njëra anë në tjetrën. Kjo është për shkak se qafa dhe shpatullat janë zona që ndodhen afër njëra-tjetrës dhe janë të lidhura me shumë rrugë nervore. Në rast të lëndimit, shpesh ndodh që truri të mos përcaktoj rrugën e dhimbjes përsëri në burimin e saj, kështu që ajo që ndiejmë nuk do të thotë se ka ndodhur me të vërtetë. Ky fenomen quhet dhimbje simptomatike.

Qafa

Nëse një nga 14 nervat ose 7 vertebrat në qafë janë të inflamuara, mund të shkaktojnë dhimbje të qafës. Vertebrat  shërbejnë për të na mundësuar që të lëvizim kokën. Në fakt 65% e njerëzve të moshës mbi 65 vjeçare kanë artrit në një ose më shumë vertebra në qafë.


 

Është e mundur të bëhet fjalë për artritin ose dhimbje që lidhen me nervat e qafës nëse:

  • Nëse është e vendosur në zonën e shpinës, afër qafës ose anët e qafës.
  • Nëse dhimbja është e mprehtë, keni ndjesi sikur dikush u shpon ose u djeg, ose ndjesi shpimi gjilpërash.
  • Zgjerohet nën bërryl, madje shkon deri në shuplakën e dorës.
  • Dhimbja nuk largohet edhe gjatë pushimit.
  • Shfaqet kur i hapni krahët ose kur i ktheni ato.
  • Zvogëlohet kur mbështetni qafën.

Në një gjendje të tilla, më së miri është të vizitohet një specialist i cili do të shqyrtojë qafën dhe shpatullat tuaja.

Trajtimi i dhimbjes së qafës

  • Terapi fizike;
  • Barna anti-inflamatore;
  • Akull, nxehtësi dhe terapi me masazh.


Shpatulla

Dhimbja në shpatull zakonisht shfaqet si rezultat i dëmtimit të tendinave dhe muskujve, të cilat i stabilizojnë nyjet. Kjo zonë e shpatullave vazhdimisht është e ekspozuar ndaj rrezikut të lëndimit. Kur të vjen deri në lëndim, atëherë përdorim grupe të tjera të muskujve, kur ngremë ndonjë gjë me qëllim që ta kursejmë atë. Në këtë mënyrë ne shkaktojmë dhimbje në shpatulla dhe qafë.

Ndoshta mund të keni lëndim ose ndonjë problem tjetër me shpatullat nëse dhimbja:

  • Zhvillohet në vetë shpatullat ose në pjesën e jashtme të sipërme të krahut;
  • Dhimbje e mprehtë;
  • Shfaqet kur e ngreni dorën mbi kokë ose e ktheni pas kurrizit ose kur ngrini ndonjë gjë;
  • Përhapet në pjesën e sipërme të krahut, por nuk kalon në bërryl;
  • Shfaqet në mbrëmje;
  • Shtohet derisa e pushoni krahun.

Trajtimi i dhimbjes së shpatullave

  • Pushoni nga aktivitetet të cilat ju bëjnë dhimbjen edhe më keq;
  • Terapi fizike;
  • Vendoseni akullin mbi shpatulla, sidomos gjatë natës;
  • Barna anti-inflamatore.

Nëse këto masa nuk japin rezultat, domethënë, nuk e zvogëlojnë dhimbjen, atëherë janë të nevojshme ekzaminimet shtesë për shpatullat.