Sfida e re e rrezikshme që qarkullon në internet – adoleshentët “djegin” veten me deodorant

Duket se fëmijët nuk i marrin seriozisht paralajmërimet për rreziqet e sfidave në internet

Shumë sfida që adoleshentët i pranojnë dhe konkurrojnë në to janë mjaft të rrezikshme për shëndetin, ndërsa sfida me fundit është spërkatja e deodorantit në lëkurë për një kohë të gjatë, ashtu që të shkaktoj djegie.

Sfidat e shëndetshme janë ato të cilat kanë të bëjnë me stërvitjen dhe gjithmonë janë të mirëpritura, por jo edhe ata të cilat kanë të bëjnë me dëmtimin e vetë dijshëm, siç është një nga sfidat më të reja. Bëhet fjalë për sfidën e cila kërkon që të spërkatni deodorantin direkt në lëkurë sa më gjatë që të mundeni. Në fakt është një sfidë mjaft e dhimbshme. Një nënë ka postuar fotografinë e dëmtimeve të vajzës së saj 10-vjeçare, në mënyrë që të paralajmërojë prindërit tjerë.

“Për të gjithë prindërit, ju lutem uluni dhe bisedoni me fëmijët e juaj, tregojuni atyre këto fotografi,” shkruajti Jamie Prescott.

Deodorantët kur përdoren sipas udhëzimeve janë mjaft të sigurta dhe nuk ka shanse që sqetullat të digjen. Profesionistët paralajmërojnë se fëmijëve duhet t’u sqarohet ky lloj dëmtimi nëpërmjet kësaj procedure, si dhe deodorantët të përdoren sipas udhëzimeve, përndryshe ata do të lëndohen.