Shega – aleati më i madh i imunitetit

Shega përmban Punicalagins - përbërës të fortë antioksidues të cilët jo vetëm që e reduktojnë kolesterolin, por e zvogëlojnë edhe tensionin e lartë të gjakut.

Vjeshta është koha e duhur për të shijuar shegën e ëmbël dhe kokrrat e saj dhe të merrni më të mirat nga ato që do të ju shërbejnë për shëndetin gjatë sezonit të ardhshëm të gripit. Përveç shijes dhe freskisë së papërsëritshme, me konsumimin e shegës ju gjithashtu do të fitoni edhe aleat të fortë të imunitetit.

Shega përmban Punicalagins – përbërës të fortë antioksidues të cilët jo vetëm që e reduktojnë kolesterolin, por e zvogëlojnë edhe tensionin e lartë të gjakut. Punicalagins gjithashtu, janë treguar efektiv në zvogëlimin e rrezikut të bllokimit të enëve të gjakut, gjë që e bëjnë lëngun e shegës superior ndaj gotës me verë.

Shega gjendet në listën e ushqimeve me kapacitet më të lartë antioksidues

Shega është e pasur me vitaminë C, e domosdoshme për sintezën e kolagjenit. Sa i përket vitaminave tjerë, shega është e pasur me vitaminën K, vital për kockat dhe koagulimin e gjakut, si dhe acidin folik vital për zhvillimin e duhur të fetusit.

Përndryshe, shega jo vetëm që mund të konsumohet si pemë e freskët, por mjaft mirë kombinohet edhe me ushqimet kripura me mishin ose sallatën, por është edhe partner i shkëlqyer i ushqimeve të pasura me hekur, për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, kështu që do t’ju bëjë të absorboni hekurin gjatë një vakti.