Shëndeti mendor kalon nga kuzhina: Gatimi lehtëson ankthin

Kurset e kuzhinjerisë mund të ndihmojnë mbi depresionin dhe ankthin. Procesi i gatimit është shumë i mirë për gjendjen e trupit

Nuk është aq e thjeshtë sa duket, por ka mjaft arsye për optimizëm. Për disa njerëz gatim është një aktivitet relaksues. Nëse jeni në botën tuaj kur gatuani, mund të jetë një mënyrë e mirë për të “harruar” ankthin. Në fakt, përqëndrimi ndaj një aktiviteti është arma kryesore në luftën kundër ankthit, shkruan “Psychology Today”.

Nëse mundeni, ndaloni së menduari për problemet që ju presin në mëngjes në punë apo të ngjashme dhe përqendrohuni në moment, sepse gatimi është një zgjidhje ideale.

Për shembull, shumë njerëz thonë se gjatë gatimit duart e tyre janë të pista, kështu që ata nuk mund të kontrollojnë e-mail ose të kontrollojnë rrjetet sociale.

Mënyra tjetër që gatimi mund të qetësojë ankthin është ajo që ekspertët e quajnë psikologji pozitive. Kjo shpjegohet me faktin se nëse jeni të preokupuar nga diçka që nuk është shumë e vështirë, vini në një moment kur aktiviteti ndodh në vetvete dhe e përmisn gjendjen e përgjithshme mendore dhe fizike të organizmit.

Në fund, kënaqësia e trurit krijon shpërblimin, i cili është vakti

Hulumtimi ka treguar se shumë njerëzve gatimi u sjell qetësi, sepse ka një lloj mbarimi . Kështu ndihen produktiv. Ndjekja e recetës do të thotë se truri duhet të përqëndrohet në diçka tjetër dhe logjika ndalon “së menduari” për ankthin, ndërsa proceset kimike pastaj vetëvetiu bëjnë që të lirohen kimikate tjera të cilat do të largojnë ankthin. Në fund, kënaqësia e trurit krijon shpërblimin, i cili është vet vakti.

Ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet të shkohet aq larg sa të quajnë gatimin “terapi”, por e rëndësishme është të filloni dhe të provoni se si funksionon. Nuk duhet të jeni një kuzhinier i shkëlqyer, mund të piqni edhe një picë të ngrirë në furrë.