Shenjat që tregojnë neglizhencë emocionale të fëmijës

Neglizhenca emocionale në fëmijëri në të shumtën e rasteve mund të ketë një efekt negativ tek një person në moshën madhore. Siç shpjegojnë psikologët, përvojat emocionale të një fëmije mund të ndikojnë në marrëdhëniet e tij të ardhshme me njerëzit e tjerë. Sjelljet e prindërve dhe fëmijëve që çojnë në neglizhencë mund të modifikohen dhe korrigjohen me ndërhyrje të hershme.

Si të njohim shenjat e neglizhencës emocionale tek fëmijët? Sipas “Parenting for Brain”, simptomat që mund ta tregojnë këtë përfshijnë:

  • një model i lidhjes së pasigurtë i fëmijës
  • modelet e sjelljes pasive, të tërhequra dhe agresive,
  • vonesa në zhvillim,
  • negativiteti gjatë ndërveprimit prind-fëmijë dhe zemërimi ndaj prindit,
  • ndërveprim social dukshëm më pak pozitiv,
  • vonesa në zhvillimin e të folurit,
  • shmangia e ndërveprimit me fëmijët e tjerë,
  • marrëdhënie të këqija me bashkëmoshatarët,
  • sjellje përçarëse dhe impulsive, agresion, armiqësi dhe kundërshtim,
  • vetëbesim i ulët,
  • turpi, vetëfajësimi dhe ndjenja e pavlefshmërisë,
  • problemet e vëmendjes,
  • probleme të sjelljes,
  • simptomat e çrregullimit depresiv dhe ankthit.

Edhe pse secila prej këtyre shenjave nuk do të thotë domosdoshmërish se ka neglizhencë emocionale tek fëmija, ekspertët thonë se këto simptoma janë treguesit më të zakonshëm.

Përktheu dhe përshtati:S.N