Shkaktarët për fryrjen e stomakut

Bëhet fjalë për një ndjenjë jo të këndshme të presionit në stomak, gjë që e bën stomakun të fortë dhe të fryrë, më shumë se që pritet pas futjes së ushqimit

Fryrjet në stomak janë dukuri, gjendje ose shenjë e mundshme e ndonjë sëmundje, por në vetvete nuk është e rrezikshme për shëndetin. Bëhet fjalë për një ndjenjë jo të këndshme të presionit në stomak, gjë që e bën stomakun të fortë dhe të fryrë, më shumë se që pritet pas futjes së ushqimit. Por, jo domosdosshmërisht ka të bëjë me marrjen e ushqimit.

Zakonisht kjo gjendje përsëritet herë pas here, ndërsa shkaktarët e mundshëm për këtë janë:

Ushqimi – stomaku do t’ju fryhet për shkak të ushqimit që tretet me vështirësi, prandaj mjekët rekomandojnë që të shmangen ushqimet me erëza. Ushqimi i shpejtë çon në shfaqjen e vanitetit, por shkaktarë mund të jetë edhe ndonjë alergji ndaj ushqimit. Alergjia ndaj glutenit mund të shkaktojë fryrje.

Sasia – kjo është logjike, nëse hani tepër, ju mund të ndjeni fryrje të stomakut. Nuk është e nevojshme as të vdisni nga uria, por as që të ngopeni tepër. Mos hani shpejtë dhe konsumoni porcione normale.

Alkooli – mund të shkaktojë efekte anësore, t’ju shkatërrojë organet, por ju mund të ndjeni edhe dhimbje të barkut, si dhe fryrje.

Pije artificiale – këtu më së shumti mendohet për shumicën e pijeve që janë të ngjyrosura ose të gazuara. Sidomos ato me gaz, ata më së shumti fryjnë, andaj për shkak të kësaj shfaqet ndjenja e fryrjes.