SHKENCËTARËT GJITHNJË MË AFËR PËRGJIGJES: Pse mbipesha shoqërohet me formën më të rëndë të COVID-19?

Që nga ditët e para të pandemisë, mjekët vunë re se kishte shumë pacientë me mbipeshë në mesin e të sëmurëve rëndë me COVID-19. Lidhja midis obezitetit, formës më të rëndë të sëmundjes, është edhe më e dukshme ashtu siç koronavirusi po përhapej në të gjithë botën, ndërsa shkencëtarët akoma po përpiqen të përcaktojnë pse kjo është kështu.

Ka gjithnjë e më shumë dëshmi se mbipesha në vetvete rrit gjasat e ndërlikimeve më të rënda të infeksionit me koronavirusin e ri. Studim me më shumë se 5 200 njerëz të infektuar, përfshirë 35% njerëz obez, zbuloi se gjasat e shtrimit në spital u rritën me indeksin më të lartë të masës trupore (BMI), madje edhe kur hiqen gjendjet tjera që i vendosin në rrezik më të madh njerëzit me mbipeshë.

Një person konsiderohet obez, dmth. me mbipeshë ose i trashë, nëse indeksi i masës trupore është më i madh se 30. Mbipesha ekstreme kur BMI është më e madhe se 40, veçanërisht rrit gjasat e zhvillimit të formave më të rënda të COVID-19.

Shkencëtarët thonë se ka ndoshta disa arsye pse njerëzit obezë e kanë më të vështirë të përballen me COVID-19, sëmundjs që mund të pushtojë mushkëritë. Yndyra e tepërt, për shembull, mund të kufizojë aftësinë e mushkërive për tu zgjeruar dhe marrë frymë.

Një problem tjetër mund të jetë inflamacioni kronik, i cili shpesh vjen me mbipeshën. Inflamacioni është mënyrë e natyrshme për organizmin për të luftuar virusin. Por inflamacioni kronik mund të dëmtojë mbrojtjen e organizmit kur lind një kërcënim real.

“Është njejtë sikur ti hedhësh benzin zjarrit”, thekson Dr. Darius Mozafarian i Fakultetit të shkencave ushqimore në Boston.

Shpërndarja e yndyrës në trup gjithashtu mund të luajë rol të caktuar. Burrat, për shembull, kanë më shumë yndyrë rreth barkut, ndërsa ajo lloj yndyre shoqërohet me prodhimin e hormoneve që mund të kontribuojnë në një formë më të rëndë të sëmundjes. Kjo gjithashtu mund të shpjegojë pse burrat e trashë janë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të sëmundjes sesa gratë.

Shkencëtarët gjithashtu po hetojnë nëse ka ndonjë gjë të veçantë në lidhje me vetë koronavirusin që e bën atë më të rrezikshëm për njerëzit obez. Virusi hyn në qeliza duke “u ngjitur” në receptorët në sipërfaqen e qelizave të caktuara. Ka shumë receptorë të tillë të qelizave dhjamore dhe ekspertët po shqyrtojnë nëse kjo po i bën ato “terren të mirë për viruset”, tha Dr. Francois Pathow i Universitetit të Lille, një nga autorët e studimit mbi lidhjen midis mbipeshës dhe formës së rëndë të COVID-19.

Komplikimet mund të ndodhin edhe tek ata që janë të shtruar në spital. Për t’i ndihmuar pacientët të marrin frymë më lehtë, i kthejnë ato në stomak. Te njerëzit e trashë, kjo është më e vështirë, kështu që ata ndoshta do të përfundojnë në aparat respirator.

“Ata thjesht kanë nevojë për ndihmën e makinerive të frymëmarrjes,” thekson Dr. David Cass nga Universiteti Johns Hopkins, i cili gjithashtu ishte bashkëautor i studimit mbi mbipeshën dhe COVID-19.

Një shqetësim tjetër – vaksina e re e koronavirusit nuk do të jetë aq efektive për njerëzit obez sa vaksina e gripit. Pse kjo është kështu nuk dihet, por një mundësi është që mbipesha dëmton aktivizimin e imunitetit, të nevojshëm pas vaksinimit.