Shkolla e parë për insuficiencë të avancuar të zemrës organizuar nga Klinika Zhan Mitrev

Transmetimi i risive në trajtimin e insuficiencës së zemrës, aplikimi i procedurave të reja dhe gjendja aktuale në Maqedoninë e Veriut në hartën e trajtimeve të avancuara ishin pjesë e temave të Shkollës së Parë për Insuficiencë të Avancuar të Zemrës organizuar nga Klinika Zhan Mitrev dhe Shoqata Maqedonase e Kardiologjisë.

Në këtë shkollë morën pjesë mbi 80 mjekë kardiologë të shëndetësisë private dhe publike nga mbarë Maqedonia.

“Dështimi i zemrës përbën më shumë se gjysmën e të gjitha sëmundjeve kardiovaskulare që ndodhin në Evropë. Në të njëjtën kohë, në dekadën e fundit, ka pasur një revolucion të vërtetë në trajtimin si medikamentoz ashtu edhe jo medikamentoz, në këtë fushë. Duke marrë parasysh të gjitha këto, si dhe udhëzimet e reja evropiane për trajtimin e dështimit/insuficiencës të zemrës, Shoqata e Kardiologjisë së Maqedonisë, si anëtare e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, i dha mbështetjen e saj Klinikës Zhan Mitrev për iniciativën dhe organizimin e Shkollës së Parë për insuficiencë të avancuar të zemrës”, theksoi Prof. Dr Marijan Boshevski, kryetar i Shoqatës së Kardiologjisë së Maqedonisë.

Profesionistë me eksperiencë të rangut ndërkombëtar, nga rajoni dhe nga vendi me arritje të njohura në këtë fushë paraqitën konkluzionet dhe gjetjet e tyre. Nga specialistë vendas, Dr. Tanja Angjusheva, Asoc. Dr. Zhan Mitrev nga Klinika Zhan Mitrev, Prof. Dr. Marijan Boshevski, kryetar i Shoqatës së Kardiologjisë së Maqedonisë, Prof. Dr. Elizabeta Srbinovska Kostovska, Assoc. Dr. Irena Mitevska nga Klinika e Kardiologjisë, Prof. Dr. Milka Klinçeva dhe Asoc. Dr. Planinka Zafirovska nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin Goce Dellçev-Shtip. Ligjërues të ftuar ishin emra të njohur nga rajoni Prof. Dr. I. Knezeviq dhe Prof. Dr. B. Vrtovec nga Qendra Spitalore Klinike, Ljubljanë – Slloveni, si dhe Assoc. Dr. Dejana Popoviq nga Qendra Klinike Universitare, Beograd – Serbi.

Shkolla është e akredituar nga Oda e mjekëve të Maqedonisë.