Si i shkatërrojmë materiet ushqyese të perimeve

Mënyra më e zakonshme e shkatërrimit të materieve ushqyese dhe të shëndetshme është gatimi për një kohë të gjatë.

Thuajse të gjitha këshillat e të ushqyerit në një farë mënyre kanë të bëjnë me konsumin më madh të perimeve, por me një kusht, që të mos i shkatërrojmë gjatë përgatitjes.

Perimet janë pjesë mjaft e rëndësishme e të ngrënit të shëndetshëm, por kjo nuk do të ndihmonte shumë në qoftë se i kthejmë në jo të shëndetshme gjatë gatimit. Me siguri mendoni se, mënyra më e zakonshme e shkatërrimit të materieve ushqyese dhe të shëndetshme është gatimi shumë i gjatë. Nëse nuk i përgatitni si gjellë, atëherë perimet më së miri është që ti gatuani me avull, në mënyrë që të ngelen sa më shumë materie ushqyese në to.

Ri-ngrohja në mikrovalë, është gjithashtu një gabim i cili duhet të shmanget, sepse në atë mënyrë shkatërohet lehtë, ndërsa duke pasur parasysh faktin se zakonisht i ngrohim në enë plastike, ato mund të lëshojnë toksina bisfenol A në ushqim dhe kështu e bëjnë ushqimin jo të shëndetshëm.

Kur i gatuajmë perimet, nuk duhet të përdorim çfarëdo vaji, sepse, për shembull, vaji i lulediellit në temperatura të larta bëhet toksik, kështu që gjalpi ose vaji i kokosit janë një zgjedhje shumë më e mirë.

Temperaturat e larta zakonisht nuk janë të mira për përgatitjen e ushqimeve. Në këtë mënyrë, do të shkatërroni edhe antioksidantët e vajit të ullirit, ndërsa ka shumë të ngjarë që ushqimi të digjet.