Si ndikojnë ushqimet tek hormonet

Shkenca prej kohësh ka vërtetuar se produkte të caktuara ruajnë nivelin e ekuilibrit hormonal në trup. Hormonet janë kontrolles të pothuajse të gjitha proceseve që ndodhin në organizëm. Nga proceset metabolike, puna e zemrës, riprodhimi, tretja, e deri te ndjenjat si frika dhe gëzimi.

Mosha dhe faktorë të tjerë ndikojnë në ekuilibrin hormonal, gjë që mund të çojë në rreziqe shëndetësore. Prandaj hormoneve duhet t’u kushtohet vëmendje dhe të ruhet marrëdhënia e tyre harmonike. Njihuni me ushqimet të cilat nëse do t’i konsumoni, ju sigurojnë se ky sistem i rëndësishëm i trupit do të funksionojë më së miri.

Hirra rrit nivelin e serotoninës

Ky produkt i qumështit i cili është i nënvlerësuar padrejtësisht rrit ndjeshmërinë e insulinës, ndërsa në sajë të përqindjes së lartë të triptofanit rrit nivelin e serotoninës (hormoni i lumturisë), largon depresionin dhe ndihmon në luftën kundër stresit. Por kjo nuk është e gjitha. Hirra ndikon në humbjen e peshës trupore, rrit masën e muskujve dhe forcon imunitetin.

Çaji jeshil redukton sekretimin e kortizolit

Studimet e publikuara në vitin 1999 në revistën e famshme amerikane Dieta Klinike treguan se teanina e përbërë, e pranishme në çajin e gjelbër, e zvogëlon sekretimin e hormonit kortizol, i cili është përgjegjës për krijimin e yndyrës në stomak, përshpejton metabolizmin dhe djeg yndyrën.

Kanella harmonizon sekretimin e insulinës

Kanalla aromatike prej kohësh njihet si rregullatori më i mirë i sekretimit të insulinës. Studimet kanë treguar se kanella i stimulon qelizat që gjenden në mëlçi, të reagojnë më mirë ndaj këtij hormoni, i cili siguron nivel të balancuar të glukozës në gjak.

Farat Chia përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës

Fara e mrekullueshme pa gluten chia janë burimi më i mirë natyror i acideve yndyrore omega-3 dhe fibrave, ndërsa kur është fjala për veprimin ndaj hormoneve, në masë të madhe e përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, e stabilizon nivelin e glukozës në gjak, zvogëlon dhimbjet e shkaktuar nga sindromi metabolik dhe ul tensionin e lartë të gjakut.

Fruta të thatë për gjumë të rehatshëm

Ekspertët e Universitetit të Teksasit zbuluan se frutat e thatë janë burim jashtëzakonisht i mirë dhe i pasur natyror i melatoninit, hormon ky përgjegjës për gjumë të qetë dhe të rehatshëm.

Manaferrat Goji për pankreas të shëndetshëm

Konsumi i manaferrave Goji zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak dhe redukton rezistencën ndaj insulinës. Në Kanada është zhvilluar një studim mbi meshkujt e trashë, të cilët në një periudhë prej tre javëve çdo ditë konsumuan lëng nga manaferrat Goji ose manaferrat Akai. Atyre sheqerin në gjak i’u zvogëlua për rreth 10%, megjithatë u zvogëlua edhe rezistenca ndaj insulinës. Antocianinet e këtyre frutave ndikojnë pozitivisht në shëndetin e pankreasit dhe në këtë mënyrë e rregullojnë nivelin e glukozës në gjak.