Si të bindni një adoleshent të hajë më shumë perime?

Studiuesit zbuluan se adoleshentët i shijuan më shumë perimet, të cilat ju shërbyen me erëza bimore

Nxënësit e shkollave të mesme preferojnë perimet, të cilat kanë një përzierje të erëzave bimore, në krahasim me perimet, të cilat kanë vetëm vaj dhe kripë, sipas studimit të publikuar në revistën “Food Quality and Preference”.

Në hulumtim u përfshin 100 nxënës, të cilët shijuan tetë lloje të ndryshme të perimeve, si ato me erëzat e ndryshme bimore për çdo lloj perime, ose vetëm me vaj dhe kripë.

Rezultatet treguan se studentët preferonin shtatë nga tetë llojet e perimeve që ishin me përzierje të erëzave bimore. Përjashtimi i vetëm ishin patatet e ëmbla.

Perimet e përdorura në hulumtim ishin në formën e ngrirë ose të konservuar, duke përfshirë misrin, bizelet, brokolin, fasulet, karrota, lulelakër, boranie dhe patatet e ëmbla.

Autorët e hulumtimit besojnë se ndryshimet e ngjashme në kuzhinat e shkollave, do të rezultonin jo vetëm me rritjen e konsumimit të perimeve tek adoleshentët, por gjithashtu edhe në reduktimin e mbetjeve totale të ushqimit.

Të ushqyerit e duhur për fëmijët shkollor dhe adoleshentët, paraqet bazën për rritjen dhe zhvillimin e duhur, rigjenerimin, gjendjen shëndetësore, kondicionin psikofizik, aftësinë e mbrojtjes së organizmit dhe për kryerjen e të gjitha funksioneve vitale.