Si të mposhtni kapsllëkun pas ndërhyrjeve kirurgjikale?!

Pini sa më shumë ujë, merrni sa më shumë fibra, ndërsa shmangni ushqimet gjithëpërfshirëse

Të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale, pa përjashtim, janë stresuese dhe mund të shkaktojnë pasoja tjera anësore. Një nga ato është kapsllëku, i cili procesin e shërimit mund ta bëjë edhe më të pakëndshëm.

Simptomat e kapsllëkut janë:
  • kryerja e nevojës së madhe më pak se 3 herë në javë
  • sforcimi gjatë ekzekutimit të nevojës së madhe;
  • fryrje dhe gazra;
  • dhimbje në abdomen dhe rektum;
  • jashtëqitje e fortë.

Kapsllëku pas ndërhyrjes kirurgjikale është një problem i zakonshëm, i cili mund të shfaqet tek të gjithë njerëzit, pavarësisht moshës dhe gjinisë. Shkaktarët më të zakonshëm të kapsllëkut janë:

  • barnat kundër dhimbjes;
  • anestezioni;
  • pasivitet i tepërt;
  • ndryshimet në zakonet e të ngrënit;
  • niveli jo i balancuar i elektroliteve.

Për të rivendosur punën e sistemit gastrointestinal sa më shpejt që të jetë e mundur në gjendjen e duhur, veproni si në vijim:

Filloni me ushtrime të lehta, ecja është zgjidhja më e mirë;

Sa më rrallë merrni ilaçe kundër dhimbjeve;

Shtoni futjen e fibrave;

Pini sa më shumë ujë;

Shmangni ushqimet gjithëpërfshirëse.