Simptomat e para të kancerit të qafës së mitrës

Më i rëndësishëm është parandalimi, mirëpo nëse zbulohet në fazë të hershme, ky lloj i rrezikshëm i kancerit mund të shërohet.

Kanceri i qafës së mitrës në përgjithësi nuk jep simptoma në fazën e hershme, prandaj është e rëndësishme që rregullisht të bëhen ekzaminime gjinekologjike, këshillojnë gjinekologët. Edhe pse nuk ka simptoma të qarta, trupi dërgon sinjale të caktuara që tregojnë se në të zhvillohet tumor i rrezikshëm. Megjithatë, për fat të keq, këto simptoma femrat shpesh i neglizhojnë dhe i konsiderojnë si të padëmshme, por pikërisht ky qëndrim mund t’ju kushtojë.

Simptomat që kryesisht tregojnë për kancerin e qafës së mitrës janë gjakderdhja vaginale, megjithëse cikli menstrual ka përfunduar, dhimbje stomaku, pamundësia për të mbajtur urinim dhe gjaku në urinë.

Gjithashtu, kjo sëmundje tregon edhe për dhimbje në eshtra, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, ënjtjen e këmbëve, humbjen e oreksit, humbjen e papritur të peshës, ndjenjën e përgjumjes dhe nervozizmin dhe ndryshime gjatë urinimit, si dhe ndryshime në nevojë.

Forma më e rëndësishme e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës është ekzaminimi i rregullt gjinekologjik, ndërsa në shumicën e rasteve, nëse zbulohet në kohë në një fazë të hershme, mund të shërohet.