Steriliteti tek meshkujt ka të bëj me rrezikun ndaj kancerit

Ky hulumtim i ri nuk është i pari që e lidh infertilitetin e meshkujve dhe rrezikun ndaj kancerit, por kjo shpie një lidhje midis formës më të rëndë të infertilitetit - azoospermi dhe rrezikut ndaj kancerit.

Meshkujt që janë steril për shkak se organizmi i tyre nuk prodhon spermatozoid janë të prirur ndaj rrezikut të lartë të zhvillimit të kancerit, zbuloi studimi i kohëve të fundit.

Hulumtimi përfshiu më shumë se 2 000 meshkuj me probleme fertilitetit, ndërsa ato me azoospermi (gjendje e cila tregon se lëngu nuk ka spermatozoid të mjaftueshëm) ishin nën rrezik të lartë ndaj zhvillimit të kancerit gjatë gjashtë viteve të ardhshme.

Të anketuarit në fillim të studimit kishin mesatarisht 36 vjet, kështu që një numër i vogël i tyre zhvilloi kancer. Megjithatë, dy përqind e të anketuarve me azospermi u preken nga kanceri. Por, rreziku i sëmundjes ishte tre herë më i lartë se sa tek meshkujt mesatarisht në moshën e tyre.

“Rreziku tek meshkujt e tillë është i barabartë me atë të meshkujve më të vjetër se 10 vjet”, thotë autori i studimit Michael Eisenberg, profesor i urologjisë në Fakultetin e Mjeksisë Stanford.

Rreth 15% e meshkujve infertil kanë azospermi, thuhet në një pjesë të studimit.

Sipas prof. Eisenberg, kjo nuk është hera e parë që infertiliteti të lidhet me  rrezikun e lartë të kancerit, por studimi i fundit zbuloi se lidhshmëria është më e madhe kur bëhet fjalë për meshkujt me formën më të rëndë të infertilitetit. Në këtë mënyrë, ai argumenton se infertiliteti nuk shkakton drejtpërdrejt kancer, por është e mundur që ndonjë faktor gjenetik të kontribuoj në azoospermi dhe cenueshmëri më të madhe ndaj kancerit.

Megjithatë ekspertët janë të kujdesshëm në interpretimin e rezultateve të studimit të ri, edhe atë për një arsye të vogël: domethënë u raportuan vetëm 10 raste kanceri nga 452 meshkuj me azoospermi dhe 19 raste nga 1 800 forma tjera të infertilitetit. Nga 10 rastet e para, dy ishin me kancer të testikujve, ndërsa pjesa tjetër ishin me kancer në tru, prostatë, limfomë dhe melanomë.