Stimulimi i trurit gjatë gjumit e përmirëson kujtesën

Bartja e kujtimeve nga një pjesë në pjesën tjetër të trurit për kujtesë afatgjate, është proces natyror i cili besohet të forcohet me sinkronizimin e tyre gjatë gjumit.

Gjumi i mirë konsiderohet si koha e përjashtimit dhe e relaksimit të trurit, por studimet tregojnë se ajo është periudha më e mirë për trajnimin dhe për përmirësimin e kujtesës.

Në studimin që e publikoi qendra hulumtuese HRL Laboratories në fillim të kësaj jave, thuhet se mund të përmirësohet të mbajturit mend me ndihmën e teknikës joinvazive të stimulimit të trurit në gjumë. Bartja e kujtimeve nga një pjesë në pjesën tjetër të trurit për kujtesë afatgjate, është proces natyror i cili besohet të forcohet me sinkronizimin e tyre gjatë gjumit.

Studiuesit u përpoqën që të forcojnë procesin e “riaktivizimit brenda natës” duke stimuluar trurin e të anketuarve dhe duke imituar këtë veprim.

Pjesëmarrësit në eksperiment, më pas në gjendje të zgjuar zbulan kërcënime të mundshme, si mjetet shpërthyese dhe snajperët e armikut, ndërsa rezultatet e tyre u përmirësuan ndjeshëm pas stimulimit. Hulumtimi është projekt i financuar nga Ministria e Mbrojtjes në SHBA dhe është i fundit në një seri studimesh të publikuara kohëve të fundit,  tek të cilat u konkludua se aktiviteti në gjumë mund të kishte ndikim konkret në aftësinë tonë për të mbajtur mend.