Tabletat kundër dhimbjeve – Sa guxoni të përdorni brenda muajit?

Nëse merret një kuti analgjetikësh në vit, kjo, sipas fjalëve të neurologut Boban Stepic, nuk është e rrezikshme, sidomos nëse një tabletë e largon dhimbjen.

Megjithëse mjekët këshillojnë se gjithmonë duhet të trajtohet shkaku i dhimbjeve, përdorimi i analgjetikëve është një praktikë mjaft e zakonshme. Barnat shpesh merren edhe për dhimbje të vogla, madje edhe parakohe, duke harruar se ndonjëherë ato mund të shkaktojnë më shumë dëme sesa përfitime. Një tabletë në muaj nuk do të rrezikojë shëndetin tuaj, por marrja e shpeshtë dhe nevoja për doza më të mëdha, kërkojnë ekzaminim mjekësor për shkaqet e dhimbjes.

Nëse merret një kuti analgjetikësh në vit, kjo, sipas fjalëve të neurologut Boban Stepic, nuk është e rrezikshme, sidomos nëse një tabletë e largon dhimbjen.

“Dhimbja nuk duhet të durohet. Por në këtë rast, duhet të merren ilaçe me të lehta, pa recetë mjekësore, ndërsa barnat e forta kundër reumës duhet të shmangen”, – thotë Dr. Stepic.

Megjithatë, nëse dikush fillon të marrë barna çdo të dytën ditë, është e nevojshme që të bëhen analiza mjekësore për të përcaktuar shkakun e dhimbjeve, e cila sigurisht që ekziston.

“Nëse një tabletë nuk funksionon, kështu që doza duhet të rritet vazhdimisht, shkaku i dhimbjes duhet të hetohet. Nëse çdo javë keni dhimbje, kjo do të thotë se sigurisht ekziston ndonjë arsye e cila shpesh nuk është e padëmshme”, shton Stepic.

Përveç që duhet t’i kushtohet vëmendje faktit se sa shpesh përdoren analgjetikët, veçanërisht e rëndësishme është që terapia e rregullt që përdoret për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut, diabetit ose sëmundjeve tjera, nuk kombinohen me shumëllojshmëri baranash kundër të dhimbjeve, pasiqë kështu krijohet rreziku shtesë i dëmtimit të organeve ose përkeqësimit të gjendjes aktuale.