TË DREJTAT E PACIENTËVE: Si të zgjidhni mjekun amë, gjinekologun ose stomatologun dhe çfarë të bëni nëse doni t’i ndryshoni?

Është e drejta juaj kur bëni zgjedhjen e mjekut amë, si dhe e drejta për ta ndryshuar atë nëse mendoni se nuk ju kushton vëmendje apo kujdes ashtu siç ju prisni.

E drejta për të zgjedhur mjek është e drejtë personale e çdo personi të siguruar dhe në emrin e tij askush nuk mund dhe nuk duhet të bëjë zgjedhje. Përjashtim përbëjnë të miturit deri në moshën 14 vjeçare dhe personat me aftësi të kufizuara, ku zgjidhjen e bëjnë prindërit ose kujdestarët e tyre.

Është e drejta juaj të zgjidhni mjekun amë, si dhe e drejta për ta ndryshuar atë nëse mendoni se nuk ju kushtohet vëmendje apo kujdes ashtu siç ju e prisni. Ju keni të drejtë të zgjidhni vetë mjekun tuaj amë, stomatologun dhe gjinekologun.

KONTROLLI TE ÇDO MJEK I PËRZGJEDHUR AMË ËSHTË FALAS

Zgjedhja e mjekut amë nga personi i siguruar bëhet në këtë mënyrë:

Personi i siguruar bën zgjedhjen e mjekut në institucionin shëndetësor privat ku dëshiron të mjekohet, nëse nuk ka mjek të paracaktuar paraprakisht me llojin e formularit për lajmërim IL-1.

Nëse personi i siguruar dëshiron të bëjë ndryshim të mjekut të zgjedhur, institucioni shëndetësor ku i siguruari ka mjek të paracaktuar paraprakisht, plotëson formularin për çlajmërim IL-1 për të siguruarin. Kështu pacienti është çlajmëruar nga mjeku i zgjedhur. I siguruari merr një kopje të formularit IL-1 dhe e dërgon në institucionin shëndetësor privat ku dëshiron të bëjë zgjedhjen e re të mjekut dhe plotëson formularin e lajmërimit IL-1. Në formularin e aplikimit IL-1, përkatësisht formularin e ri të aplikimit IL-1, mjeku duhet të vendosë faksimin e tij në formularin IL-1 dhe personin e siguruar nënshkrimin e tij.

Nëse personi i siguruar ka mjek të paracaktuar, por për ndonjë arsye nuk mund të marrë formularin për çlajmërim IL-1 nga mjek i zgjedhur më herët, personi i siguruar e bën këtë në Zyrat përkatëse të fondit, ku plotëson një Deklaratë për ndryshimin e mjekut të zgjedhur, bashkangjitur me një letër kopje të letërnjoftimit.

Personi i siguruar në Zyrën Rajonale mund të bëjë vetëm aplikim për mjekun e zgjedhur ose çlajmërim nga mjeku i zgjedhur më herët dhe në të njëjtën kohë të bëj edhe aplikimin për zgjedhjen e mjekut të ri duke paraqitur formularin e ri.

Gjatë ushtrimit të të drejtave ndër të tjera keni edhe:

  • Të drejtë në qasjen e të drejtave pa diskriminim
  • Të drejtënpër kujdes, trajtim dhe rehabilitim që është në përputhje me nevojat dhe aftësitë tuaja dhe që do të përmirësojnë gjendjen tuaj shëndetësore, në mënyrë që të arrini nivelin më të lartë të mundshëm të shëndetit personal, në përputhje me metodat dhe mundësitë e disponueshme të mjekësisë, por dhe në pajtueshmërinë me rregulloret e kujdesit shëndetësor dhe sigurimit shëndetësor
  • Të drejtën për respektimin e personalitetit dhe dinjitetit
  • Të drejtë për sigurinë personale gjatë qëndrimit në institucionin shëndetësor.