Të gjitha avantazhet e perimeve rrënjore

Perimet rrënjore përmbajnë përfitime të shumta për organizmin tonë.

Perimet janë thelbësore për ushqyerje cilësore dhe të ekuilibruar. Të njohura për pjesën e trashë që rritet nën tokë, perimet rrënjore janë të pasura me materie ushqyese të ndryshme dhe përfitime shëndetësore.

Të gjithë e dimë se nëse dëshirojmë të jemi të shëndetshëm, duhet të hamë sasi të mjaftueshme të perimeve çdo ditë. Modeli popullor i porcionit ditor të ushqimit të ekuilibruar përfshin marrjen e rreth 40% të perimeve gjatë çdo vakti.

Llojet e perimeve rrënjore

Panxhari – i pasur me vitamina dhe minerale, dhe i dëshirueshëm për shëndetin e sistemit kardiovaskular, mëlçisë dhe në përgjithësi lufton kundër sëmundjeve malinje. E grirë e freskët, është një nga sallatat më të shëndetshme, ndërsa lëngu i panxharit është i pasur me vitamina B9 dhe B12, si dhe me hekur.

Majdanozi – është i pasur me komponime të ndryshme të cilat e ruajnë shëndetin e sistemit digjestiv, e ul tensionin e gjakut dhe sheqerin në gjak, por mund të ndihmojë edhe me alergjitë. Është i pashmangshëm thuajse në të gjitha gjellat, ndërsa rrënjët e majdanozit mund të përdoren të ziera ose të freskëta në sallata dhe ushqime të tjera.

Selino – gjithashtu e pasur me komponime shëruese, e gjithë bima ka efekte pozitive. Ndihmon gjatë fryrjes, gastritit dhe oreksit të dobët, ndërsa mund të ndikojë pozitivisht në problemet e frymëmarrjes.

Rrepka – ndihmon kundër sëmundjeve respiratore (e përgatitur me mjaltë), vepron kundër mikrobeve, por edhe kundër sëmundjeve të mëlçisë dhe çrregullimeve reumatike.

Rrikë– kjo rrënjë aromatike zakonisht përdoret në salca, ndërsa është mjaft e mirë për shëndetin e organizmit.

Karrota – janë të pasura me vitamina dhe minerale, si dhe përmbajnë mjaft beta karoten. Më të shëndetshme janë kur konsumohen të freskëta, veprojnë si anti-inflamator, përforcojnë imunitetin dhe kontribuojnë në pamje të balancuar gjatë verës.

Pastinaku – është i pasur me antioksidantë, sidomos me kalium, prandaj këshillohet që të përfshihet në ushqim. Gjithashtu i zvogëlon shqetësimet digjestive, vepron kundër mikrobeve dhe si diuretik, si dhe mbron sistemin kardiovaskular.

Rrepa – është e njohur për shkak të efektit ndaj shëndetit të zorrëve, pasi që e  acidifikuara vepron si probiotik, rrepa mbron shëndetin e sistemit kardiovaskular dhe nervor. Gjithashtu ekzistojnë spekulime se ndihmon edhe kundër sëmundjes së Alzheimerit, ndërsa mund të përdoret e freskët, e zier ose e pjekur.

Perimet rrënjore – përfitime të tjera shëndetësore

Megjithëse perimet rrënjore nuk kanë ndonjë pamje të mrekullueshme, ato përmbajnë përfitime të shumta për organizmin tonë.

Në përgjithësi perimet veprojnë si:

  • Anti-inflamator;
  • Zvogëlon mosbalancimin e acideve në trup;
  • Përmirëson imunitetin;
  • Siguron materiet ushqyese të nevojshme;
  • Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve degjeneruese;
  • Përmbajnë pak kalori dhe ndihmojnë në humbjen e peshës;
  • Përmirësojnë tretjen (për shkak të sasisë së madhe të fibrave).