Të mirat e çokollatës së bardhë

Ndoshta nuk do të mund ta besoni, por çokollata e bardhë mund të ketë shumë efekte mbi shëndetin. Për çfarë bëhet fjalë saktësisht?

Çokollata e bardhë për herë të parë u prodhua para Luftës së Dytë Botërore, edhe atë si një përzierje prej sheqerit, kakaos dhe gjalpit. Besohet se çokollata e bardhë për herë të parë është prodhuar në Zvicër në vitin 1930. Më vonë prodhuesit e çokollatës filluan të shtonin aditivë të ndryshëm për të rritur larminë, e me këtë edhe vetitë shëruese të çokollatës së bardhë.

Megjithëse disa besojnë se çokollata e bardhë, sipas përbërësve të saj, në fakt nuk është edhe çokollatë, megjithatë efektet e saj pozitive mbi shëndetin nuk mund të mohohen.

Rreth 80 gramë çokollatë e bardhë përmban sasi të mëdha të kalciumit, i cili ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës, muskujve dhe sistemit nervor. Ndihmon edhe në parandalimin e alergjive dhe depresionit. Megjithatë, përmban edhe fosfor dhe vitaminë B 2.

Fosfori është mineral i rëndësishëm i cili ndikon në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ndërsa vitamina B 2 është e rëndësishme për funksionin metabolik. Të gjithë këta përbërës janë të rëndësishëm për funksionimin e duhur të trupit dhe proceseve metabolike.