TV në dhomën e fëmijëve mbart rrezikun e shtimit në peshë

Studimi tregoi se koha e kaluar para televiziorit gjatë moshës së re, mbetet shprehi edhe në  moshën e vjetër, gjë që çon në shtimin në peshë dhe rritjen e kolesterolit.

Fëmijët që kanë televizorë në dhomat e tyre janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë të obezitetit dhe perimetrit të madh të belit. Ky zbulim vjen nga studimi i botuar në revistën American Journal of Preventive Medicine, që tregoi se perimetri i belit tek fëmijëve që shpenzojnë shumë kohë para televizorit, mund të rritet ndjeshëm. Ky hulumtim është i ngjashëm me një raport të mëparshëm, sipas të cilit muskujt e fëmijë dobësohen proporcionalisht me kohën e kaluar para televizorit me perimetrin e belit.

Studimi gjithashtu tregoi se koha e kaluar para televiziorit gjatë moshës së re, mbetet shprehi edhe në  moshën e vjetër, gjë që çon në shtimin në peshë dhe rritjen e kolesterolit.

Një ekip hulumtuesish nga Qendra e Pennington për hulumtime biomjekësor në Lusiana, ka vërtetuar se lidhshmëria midis televizorit në dhomën e fëmijëve është veçanërisht i spikatur për rritjen e perimetrit të belit tek fëmijët.

“Lidhja midis TV dhe obezitetit kryesisht bazohet në indeksin e masës trupore. Shikimi i gjatë i televizionit është e lidhur me adipozitin në depo të veçanta dhe rrezikun kardiometabolik”, thotë Dr. Peter Katzmarzyk, hulumtuesi kryesor i studimit.

Studimi u zhvillua në 369 fëmijë dhe adoleshentë të moshës 5 deri në 18 vjeçare në periudhën nga 2010 deri në 2011, me ç’rast është marrë parasysh përfaqësimi i indekseve të ndryshme të masës trupore, gjinisë, moshës, prejardhjes etnike.