Ushqimet që duhet të konsumoni, nëse nuk dëshironi të hiqni dorë nga duhani!

Nëse doni që mushkëritë tuaja të jenë të shëndetshme, atëherë heqaj dorë nga duhani është gjëja e duhur, por ajo që duhet të jetë në pjatën tuaj është po aq e rëndësishme, pasiqë disa artikuj ushqimor mund të përmirësojnë shëndetin e mushkërive.

Në një studim të botuar në revistën evropiane ku morën pjesë 680 persona, disa prej të cilëve ishin jo-duhanpirës, disa ish-duhanpirës dhe duhanpirës aktiv. Ata iu përgjigjën pyetjeve që kishin të bëjnë me të ushqyerit e tyre aktual dhe u ekspozuan ndaj matjes së spirometrisë, test ky i cili mat funksionin e mushkërive në bazë të marrjes dhe nxjerrjes së frymës. Testi u përsërit pas 10 vjetësh.

Hulumtuesit arritën në përfundimin se ish-duhanpirësit që kishin konsumuar më shumë molla, banane dhe domate kishin më pak dëme në mushkëri në atë periudhë.

Kjo është shumë e rëndësishme sepse plakja dhe pirja e duhanit paraqesin shkaku më të madh të zvogëlimit të funksionit të mushkërive. Ky ushqim është i mirë dhe përmban shumë antioksidantë që ndihmojnë në zvogëlimin e infeksioneve respiratore dhe potencialisht e përmirësojnë shëndetin e mushkërive. Grupi i dytë i antioksidantëve të quajtura flavonoide ndoshta janë përgjegjëse për këtë. Këto përbërës gjenden në një përqindje të madhe të frutave dhe perimeve dhe e lehtësojnë frymëmarrjen. Kjo shpjegon pse mollët dhe bananet shoqërohen me funksionin e ulët të mushkërive.

Këto artikuj ushqimor ndihmojnë në rikuperimin e indeve të dëmtuara të mushkërive që rezultojnë nga pirja e duhanit për një kohë të gjatë. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit që hanë ushqime të pasura me karotenoide (pigment ky i cili gjendet tek frutat me ngjyrë portokalli, të kuqe dhe të verdhë) kanë më pak gjasa të preken nga kanceri i mushkërive.