Ushqimet që zëvendësojnë brushën e dhëmbëve

Profesionistët theksojnë se ngrënia e frutave dhe perimeve të forta dhe të freskëta, ndikon në sekretimin e pështymës e cila shkatërron disa baktere dhe gurin e dhëmbëve.

Rregullat për ruajtjen e higjienës bazë të dhëmbëve bazohen në larje e rregullt, dmth. pastrimi i dhëmbëve pas çdo vakti. Por, jo gjithmonë jemi në gjendje që ta bëjmë, pasiqë jo gjithmonë kemi brushën e dhëmbëve me vete, por mund të përdorim disa pastrues dhëmbësh natyral.

Profesionistët theksojnë se ngrënia e frutave dhe perimeve të forta dhe të freskëta, ndikon në sekretimin e pështymës e cila shkatërron disa baktere dhe gurin e dhëmbëve.

Molla

Molla përmban fosfor dhe kalcium, kështu që me konsumin e saj pengohet zhvillimi i kariesit. Është vërtetuar shkencërisht se ky frut i pastron dhëmbët më mirë se çdo brushë, duke vepruar në mënyrë të dyfishtë mekanike dhe fizike.

Karrota të freskëta

Ngrënia e karrotave stimulon prodhimin e pështymës, e cila i shkatërron bakteret.

Selino

Selino vepron në rritjen e sekretimit të substancave të cilat i shkatërrojnë bakteret dhe kariesin. Përveç kësaj, kjo perime me të vërtetë luan rolin e brushës, sepse kur përtypet hyn midis dhëmbëve dhe e pastron zgavrën e gojës.