Për një mëlçi të shëndetshëm, ja cili është ushqimi më i mirë

Ushqimi duhet të jetë i pasur me fruta dhe perime, drithëra, bishtajore, frutat të thata dhe fara.

Masat më të thjeshta për të mbrojtur mëlçinë sigurisht që janë: ushqimi i shëndetshëm, ruajtja e peshës normale trupore me aktivitete të përditshme dhe shmangia e alkoolit.

Ushqimi duhet të jetë i pasur me fruta dhe perime, drithëra, bishtajore, frutat të thata dhe fara. Kjo është lista e disa artikujve ushqimorë të cilët do ta ruajnë shëndetin e këtij organi të rëndësishëm në trup.

Molla

Mollët janë të mrekullueshme për shëndetin e mëlçisë. Nëse ajo është e shëndoshë atëherë ajo është e aftë të mbajë jashtë trupit substancat e dëmshme pa procesin e detoksifikimit. Mollët falë përqendrimit të lartë të vitaminës A dhe C, magnezit, jodit dhe bakrit vepron si diuretik natyror, duke mbrojtur në këtë mënyrë mëlçinë, shëndetin e individit.

Perimet me gjethe jeshile

Lakra jeshile, lakra dhe brokoli janë një zgjedhje e shkëlqyer për mëlçinë, pasiqë ato përmbajnë një përqindje të lartë të squfurit, i cili ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë, por ndihmon edhe në lirimin e mbetjeve toksike.

Vezë

Vezët ofrojnë disa nga proteinat me cilësore, të cilat i përmbajnë të gjitha tetë aminoacidet esenciale. Mëlçia ka nevojë për këto aminoacide esenciale për të kryer proceset e detoksifikimit. Ato janë të nevojshme për metabolizmëm të fortë, ato gjenden tek e verdha e vezës dhe e mbrojnë mëlçinë nga një numër i përbërësve toksikë, ndërsa detoksifikon metalet.

Luleradhiqe

Kjo barishte është një trajtim ideal për mëlçinë, pasiqë është mjaftë efektive dhe e sigurt.

Mund të përdoren të gjitha pjesët e luleve, por më të njohura dhe të vërtetuara për shërimin e mëlçisë janë rrënjet e luleradhiqes. Megjithatë, gjethet njihen mjaftë mirë për stimulimin e shëndetit të veshkave.