Ushqimi mesdhetar ndikon në ovulacion

Kjo mënyrë e të ushqyerit përmban lëndë ushqyese, të cilat e ndihmojnë organizmin që ta  pastroj sheqerin në gjak duke përdorur më pak insulinë për të arritur këtë proces. Në këtë mënyrë, organizmi e ruan më lehtë ekuilibrin e hormoneve riprodhuese.

Rezultatet e hulumtimit të fundit kanë treguar se gratë që konsumojnë ushqime mesdhetare të pasura me fruta, perime, peshk dhe drithëra kanë më pak probleme me mbarësimin.

Lajm i mirë është se ushqimi mesdhetare mund të mbrojë nga rezistenca e insulinës, e me këtë edhe ndaj diabetit të tipit 2. Rezistenca ndaj insulinës nënkupton se qelizat kanë problem me absorbimin e sheqerit në gjak.

Shkencëtarët gjithashtu kanë gjetur lidhjen midis rezistencës ndaj insulinës dhe ovulacionit.

“Insulina ka edhe funksione të tjera në organizëm. Ajo rregullon numrin e hormoneve, sidomos ato që nevojiten për ovulacion, të cilat janë të nevojshme për riprodhimin. Jemi të bindur se ushqimi mesdhetar ndikon në mënyrë indirekte mbi ovulacionin. Kjo mënyrë e të ushqyerit përmban lëndë ushqyese, të cilat e ndihmojnë organizmin që ta  pastroj sheqerin në gjak duke përdorur më pak insulinë për të arritur këtë proces. Në këtë mënyrë, organizmi e ruan më lehtë ekuilibrin e hormoneve riprodhuese”, shpjegon Dr Estefania Toledo.