Ushqimi që do t’ju japë energji: Në vend të kafesë së dytë, hani një vezë

Kafeja nuk ju ndihmon, jeni vazhdimisht të përgjumur dhe ndiheni keq...

Nëse po përpiqeni që të qëndroni të zgjuar në punë, ndoshta e pyesni se çfarë është problemi: kafeja nuk ju ndihmon, jeni vazhdimisht të përgjumur dhe ndiheni keq. Mendoni për atë çka hani. Më poshtë ju sjellim artikujt ushqimor të cilët rrisin nivelin e energjisë.

Bajamet

Përmbajnë vitaminë B7, e cila ushqimin në trupin tuaj e konverton në energji. Pas punës në vend të kafesë, hani një grusht bajame dhe do të ndiheni shumë më mirë.

Mish viçi

Ky lloj mishi, sidomos organik, është burim mjaftë i pasur i hekurit, i cili i nevojitet trupit që t’i lejojë oksigjenit të udhëtojë nëpër gjak.

Bollguri ose ndryshe karbohidrate të shëndetshme, të pasura me kalcium, fibra dhe proteina. Përgatiteni me qumësht dhe do të ndiheni të ngopur për orë të tëra.

Guaskat

Guaskat janë të pasura me vitaminë B12, e cila prodhon energji. Kjo vitaminë gjithashtu është e nevojshme për procesin metabolik, e cila është çelës për konvertimin e ushqimit në energji.

Vezë

Në vend të kafes së dytë në punë, hani një vezë. Ka shumë proteina, jod dhe vitaminë B6 dhe B12 dhe është i mrekullueshëm për rritjen e nivelit të energjisë.

Spinaqi

Është mjaftë i pasur me magnez, mineral ky që i nevojitet trupit për procesin e energjisë.

Mish pule

Përmban koenzim Q10, i cili nevojitet për të çliruar energjinë nga trupi i njeriut. Gjithashtu është i rëndësishme për shëndetin e organeve, veçanërisht për shëndetin e zemrës, mëlçisë dhe veshkave.