Vaji i arganit në shërbim të bukurisë

Hidratim brenda natës – vendosni një pikë vaj për të hidratuar të gjithë fytyrën. Lëkura është e butë dhe e lëmuar.

Pastrimi dhe tonifikimi i lëkurës – shtoni 2 deri 4 pika në losionin për pastrim për të përfituar nga materiet ushqyese para hidratimit.

Exfoliation– vajin e arganit përziejeni me sheqer të kaftë dhe përzierjen përdorni si piling për fytyrën. Kjo përzierje do të rigjenerojë lëkurën.

Aknet – përmbajtja e lartë e acidit linoleik në vajin e Arganit ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit të shkaktuar nga aknet.

Stria – Vaji i Arganit ndihmon në parandalimin e shfaqjes së striave duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës. Ngrohni 2 deri 3 pika të vajit të arganit në shuplakat e duarve dhe masazhoni lehtë zonat problematike.

Hidratim për të gjithë trupin – shtoni disa pika vaj argani në qumështin e kokosit ose ndonjë ilaç tjetër hidratues natyral dhe do të ndjeni përfitimet në të gjithë trupin.

Trajtim për rigjenerim të thellë gjatë natës – nëse keni flokë të thatë dhe të dëmtuara, trajtoni një herë në javë me vaj argani me çka do të rigjeneroni flokët tuaj gjatë natës.

Balsam për flokët

Ky lloj vaji gjithashtu mund të përdoret edhe si balsam për flokët. Ndihmon në zbutjen e flokëve si dhe i mbron flokët nga nxehtësia e tharëses së flokëve, presës dhe figaros.