Vaksina kundër malaries – një sukses i madh i mjekësisë

Është vaksina e parë që arrin në këtë fazë të rekomandimit zyrtar, duke e bërë atë një pikë historike në kohë. Vaksina sjell shumë përfitime në pakon tonë me mjete dhe për këtë arsye do ti përdorim në kombinim me mjetet e tjera që kemi, dhe pikërisht kjo vaksinë arrin në këtë fazë në një moment kritik në luftën tonë kundër malaries. Malaria është ndoshta vrasësi më i madh i njerëzve me një histori të gjatë.

Jemi në një moment historik në kohë. Vaksina e parë kundër malaries rekomandohet për përdorim të gjerë tek fëmijët afrikanë për të ndihmuar në parandalimin e saj në këtë grup.

Është vaksina e parë që arrin në këtë fazë të rekomandimit zyrtar, duke e bërë atë një pikë historike në kohë. Vaksina sjell shumë përfitime në pakon tonë me mjete dhe për këtë arsye do ti përdorim në kombinim me mjetet e tjera që kemi, dhe vaksina arrin këtë fazë në një moment kritik në luftën tonë kundër malaries. Malaria është ndoshta vrasësi më i madh i njerëzve me një histori të gjatë.

Ne pamë përparim të jashtëzakonshëm në 15 vitet e para të këtij shekulli.

Një përparim i paprecedentë i malaries, i cili ka arritur të frenojë më shumë se 7 milionë vdekje. Më shumë se 1.5 miliardë raste të malaries janë parandaluar. Por e vërteta e hidhur është se në 4 apo 5 vitet e fundit ne kemi parë që ky progres po rritet dhe po arrin në një nivel të lartë të papranueshëm. Ne kemi ende më shumë se 200 milionë raste të malaries çdo vit, tek njerëzit që jetojnë në vendet endemike të malaries.

Kemi më shumë se 400 mijë vdekje për shkak të malaries çdo vit, dhe shumica e sëmundjeve dhe vdekjeve janë në Afrikë, dhe kryesisht tek fëmijët afrikanë.

Kjo është një vaksinë e zhvilluar në Afrikë me një përfshirje shumë të fortë të shkencëtarëve afrikanë dhe synon të parandalojë sëmundjen e malaries dhe vdekjen tek fëmijët afrikanë. Vaksina tani është përdorur në mbi 800 mijë fëmijë. Si pjesë e programeve tona pilot të zbatimit, ai bazohet në punën e mëparshme, të dhënat e provës së fazës së tretë, të cilat u shqyrtuan gjithashtu nga një organ i rreptë rregullator, Agjencia Evropiane e Barnave, e cila dha një rekomandim pozitiv për këtë vaksinë. Dhe ne jemi të bindur në profilin e mirë të sigurisë së kësaj vaksine.

Kjo është një vaksinë e sigurt dhe efikase e cila mund të mbrojë dhe shpëtojë shumë jetë, konkretisht të ndalojë përhapjen e sëmundjes.

Atë që kemi gjetur gjatë 2.5 viteve të fundit që nga prezantimi i programeve pilot të vaksinës së malaries në tre vende afrikane, është se, ka vërtet një kërkesë shumë të lartë. Është pranuar shumë mirë nga popullata dhe se, edhe në kushtet e COVID-19 kemi arritur nivele shumë të larta mbulimi në një periudhë të shkurtër kohore. Dhe kjo flet për vlerën themelore dhe pranimin e vaksinave në përgjithësi dhe vaksinës së malaries në veçanti në Afrikë.

Duke ecur kështu përpara, besoj se ka ende shumë për tu bërë. Edhe më tej duhet të punohen në financimin dhe sigurimin e furnizimit të kësaj vaksine për vendet afrikane. Por, ne jemi optimist. Nuk mund të imagjinojmë një situatë ku solidariteti ndërkombëtar nuk do të gjenerojë burime financiare për të lejuar që kjo vaksinë të arrijë tek ata që kanë nevojë.

Elasticiteti i sistemeve shëndetësore dhe veçanërisht i mekanizmave të shpërndarjes së vaksinave gjithashtu në Afrikë na jep shpresë se kjo vaksinë do të jetë në gjendje të arrijë tek ata përdorues përfundimtarë, fëmijët e vegjël afrikanë.

Përgjigjet i prezantoi Dr.Pedro Alonso

Burimi: https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fëëë.isglobal.org%2Fen%2F-%2Fpedro-alonso-nuevo-director-del-programa-mundial-sobre-malaria-de-la-organizacion-mundial-de-la-sal-1&psig=AOvVaë3ClËBrjMChY_yYXËi3h5c3&ust=1678137166825000&source=images&cd=vfe&ved=0CBEQjhxqFëoTCMCjhKDaxf0CFQAAAAAdAAAAABAO

Burimi:https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019/media-resources/science-in-5/episode-57—malaria-vaccine

                                                                                                                                Përktheu dhe përshtati: S.N