Vaktet e vonshme shkas për shumë sëmundje

Në krahasim me ushqimet që i konsumojmë gjatë ditës, ushqimet që merren në mbrëmje janë shkak për shumë sëmundje, sidomos për sëmundjet kardiovaskulare

Shkolla mjekësore “Perleman” në kuadër të Universitetit të Pensilvanisë, së fundmi ka zhvilluar një hulumtim i cili provoi dëmet nga “vaktet e natës” për organizmin e njeriut.

Në krahasim me ushqimet që i konsumojmë gjatë ditës, ushqimet që merren në mbrëmje janë shkak për shumë sëmundje, sidomos për sëmundjet kardiovaskulare, theksoi një nga autorët e studimit, Dr. Namni Gohl.

Ushqimin që do e konsumojmë në orët e vona të mbrëmjes, përveç se do të kontribuojë në shtimin e peshës, ai gjithashtu do të rrisë nivelin e insulinës dhe kolesterolit në gjak.

Në këtë mënyrë, ky zakon ndikon negativisht si në metabolizëm ashtu edhe tek markerët hormonal, qëndron si përfundim tek hulumtimi.