Vërtetohen vetitë analgjetike të shafranit të Indisë

Studimi tregon se, barnat e prodhuar në bazë të shafranit të Indisë mund të jenë mjet i sigurt për heqjen e dhimbjeve të kockave dhe muskujve, që rezultojnë nga aktiviteti i fuqishëm fizik.

Shafrani i Indisë është më efektive në largimin e dhimbjeve sesa ilaçet e zakonshme kundër dhimbjeve, pretendohet në një studimi të ri të cilin e zhvilloi kompanie farmaceutike italiane. Autor i studimit Dr. Francesco di Piero, tha se pas tre javësh përdorim të shafranit të Indisë, u zbulua se lojtarët e regbit nuk ndjenin dhimbje, dmth janë ndjerë mirë, njejtë sikur të kishin marrë tableta. Ndryshe nga tabletat, konsumi i shafranit të Indisë nuk ka efekte negative.

Studimi tregon se, barnat e prodhuar në bazë të shafranit të Indisë mund të jenë mjet i sigurt për heqjen e dhimbjeve të kockave dhe muskujve, që rezultojnë nga aktiviteti i fuqishëm fizik, thotë Dr. Piero. Studiuesit besojnë se shafrani i Indisë ndihmon në trajtimin e gjendjeve inflamatore, përfshirë edhe artritin, kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Hulumtimi përfshiu 50 lojtarë të regbit nga Italia. Gjysma u trajtuan me barna kundër dhimbjes, ndërsa gjysma tjetër me shafran të Indisë. U zbulua se të dyja grupet kishin dhimbje të zvogëluara, por grupi që përdorte barnat standarde kishte shumë çrregullime digjestive.

Hulumtimi është botuar në edicionin evropian të revistës Medical and Pharmacological Sciences.