Vetëbesim i ulët ndikon në pamjen e lëkurës

Kohë pas kohe të gjithëve u ka ndodhur që dita t'ju filloj me mëngjesin në të cilin asgjë nuk u shkon për dore. Nga flokët, të cilat nuk mund të rregullohen, deri te lëkura e cila është e irrituar. Por a keni pasur ndonjëherë ditë të keqe, që ka zgjatur pak më shumë?

Stresi ndikon në pamjen – Kur të vëreni se nuk dukeni bukur sapo të zgjoheni dhe kjo situatë përsëritet mëngjesin tjetër, filloni të mendoni negativisht, pyesin pse ndodh kjo dhe pse nuk mund të bëni asgjë. Këto mendime negative, që lidhen me pamjen, e bëjnë situatën më të keqe, thotë psikiatri dhe eksperti i vetëbesimit, Christophe Andre.

“Kur jeni nën stres, gjaku shkon direkt tek organet, gjë që na ndihmon të reagojmë ndryshe. Lëkura nuk hidratohet siç duhet dhe nuk është e butë. Ky nuk është problem serioz kur është në doza më të vogla, por nëse vazhdimisht rritet – kjo nuk është e mirë…”.

Punoni mbi vetëbesimin tuaj – “Të ndjeheni bukur për shkak të pamjes fizike është një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në vetëvlerësimin e përgjithshëm të njeriut”, thotë Andre. “Por bukuria është unike për çdo person dhe shpesh element i cili shkakton një ditë të keqe”.

“Gjithkush ka lidhshmëri të ndryshme me bukurinë e vet. Për disa ajo krijon ankth për disa besim. Qëndrimi pozitiv dhe vetëbesimi janë shumë më të thella se sa mendoni”.

Mbani mend se jo gjithmonë do të ndiheni të tillë 

Ashtu si këshillat e zakonshme, që të kaloni sa më shumë kohë duke ushtruar në palestër, të shoqëroheni me miqtë dhe familjen, si dhe të shmangni ushqimet e pasura me sheqerna dhe produkte të qumështit të cilat shkaktojnë inflamacion. Mjeku gjithashtu thotë se është shumë e rëndësishme të mbani mend se kjo ndjenjë me siguri do të kalojë.

“Vetëbesimi mund të ndryshojë nga niveli më i ulët deri në nivelin më të lartë – vetëm se ndiheni mirë për pamjen një muaj, nuk do të thotë se gjithmonë do të ndiheni kaq mirë”, thekson Dr. Andre, duke shtuar: “Mbani mend, është normale të ndjeheni bukur për pamjen tuaj një ditë, ndërsa ditën tjetër jo, kështu që nuk duhet të ndëshkoni për ndjenjat e tilla “.