Vezët e zvogëlojnë rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskulare?!

Studimi zbuloi se njerëzit të cilët hanin mesatarisht një vezë në ditë kishin rrezik më të ulët ndaj infarktit për 26% dhe rrezik të ulët të vdekjes si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare për 18%.

Megjithëse përmbajnë kolesterol, vezët mund të jenë të rëndësishme në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare – ky është konkluzioni nga një studim i kohëve të fundit nga shkencëtarët kinezë dhe britanikë, të cilët e shqyrtuan lidhjen midis vezës dhe sëmundjeve kardiovaskulare, zemrës dhe goditjeve në tru.

Në fakt, vezët përmbajnë proteina me cilësi të lartë, komponime bioaktive si fosfolipide dhe karotenoide, vitamina të kompleksit B, vitaminë E, si dhe minerale të shumta (selen, fosfor, zink, hekur, kalcium). Studimi zbuloi se njerëzit të cilët hanin mesatarisht një vezë në ditë kanë rrezik më të ulët të infarktit për 26% dhe rrezik të ulët të vdekjes si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare për 18%.

Në hulumtimin e përmendur u përfshinë rreth 400,000 që nuk ishin të prekur nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare ose diabeti. Shëndeti i tyre pastaj u ndoq mesatarish për 8,9 vjet, gjatë së cilës ndodhën 83 977 raste të sëmundjeve kardiovaskulare dhe 5 103 ndodhi kardiovaskulare. Gjithashtu u dokumentuan 9,985 raste vdekjesh.

Në fillim të studimit 13,1% e pjesëmarrësve deklaruan se hanë vezë thuajse çdo ditë (mesatarisht 0,76 vezë në ditë), ndërsa 9,1% thanë se hanë vezë shumë rrallë (rreth 0,29 vezë në ditë). U demonstrua se njerëzit të cilët hanë vezë thuajse çdo ditë, kanë rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare në krahasim me njerëzit tjerë që pothuajse nuk hanë vezë. Kjo shprehi e zvogëlon rrezikun ndaj goditjeve hemoragjike për 26% dhe rrezikun e vdekjes si rezultat i kësaj ndodhie kardiovaskulare për 28%, si dhe zvogëlon rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare për 18%.