VITAMINA QË JU MUNGON FËMIJËVE: Ekspertët tregojnë se si ta zbuloni dhe kompensoni atë

Pakëtë vitaminë, sistemi imunitar i fëmijës nuk funksionon siç duhet.

Një nga pyetjet më të zakonshme që më bëjnë prindërit është ajo se si të detektojnë nëse fëmijët e tyre po marrin lëndët ushqyese të duhura- thotë dietologia Xhenifer Anderson për CNBC.

“Është e vërtetë që shumë fëmijë nuk po marrin sasinë e duhur të lëndëve ushqyese që janë jetike për rritjen, parandalimin e sëmundjeve kronike dhe shëndetin e përgjithshëm. Fibrat bimore dhe kaliumi janë të rëndësishme. Por lënda ushqyese numër një që fëmijët (në SHBA) nuk e marrin mjaftueshëm është vitamina D. Pesëdhjetë për qind e fëmijëve nga mosha 1 deri në 5 vjeç dhe 70 për qind e fëmijëve nga mosha 6 deri në 11 vjeç kanë mungesë të vitaminës D”. thekson ajo.

Pse është e nevojshme vitamina D?

  • Për kocka dhe muskuj të fortë – pa të, trupi ynë nuk mund të thithë kalciumin në mënyrë efikase, dhe ne kemi nevojë për kalcium dhe për kocka të shëndetshme.
  • Një fëmijë me mungesë të rëndë të vitaminës D mund të ketë rakit dhe kushte të ngjashme, duke përfshirë ngecjen e rritjes, dhimbje kockash dhe deformime të kyçeve.
  • Më shpesh, kur një fëmijë nuk ka mjaftueshëm vitaminë D, sistemi i tij imunitar mund të mos funksionojë siç duhet ose mund të ndihet i lodhur ose i sëmurë gjatë gjithë kohës.

Vetëm ekspozimi në diell shpesh nuk mund të plotësojë nevojat për vitaminë D. Këtu janë dy mënyra se si prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët e tyre të marrin më shumë nga kjo vitaminë:

  1. Ushqimi
  • Peshk yndyror, si salmoni, trofta ose sardelet
  • Mëlçi viçi, e verdha vezës dhe djathi
  • Kërpudhat

Përveç kësaj, në disa ushqime, vitamina D shtohet gjatë përpunimit: qumësht bimorë (qumësht soje, bizele ose tërshërë), qumësht lope, kos, disa drithëra.

  1. Suplemente dietike

Shumë organizata shëndetësore rekomandojnë suplemente ushqimore për foshnjat që konsumojnë qumësht gjiri, pasi ai nuk siguron mjaftueshëm vitaminë D. Për fëmijët më të rritur, bisedoni me mjekun tuaj nëse ka kuptim që ata të marrin një supplement të tillë.