Zbulohen efekte të tjera të kakaos

Në raport shkencëtarët vën në dukje teorinë se, kur thahen në diell kokrrat e kakaos kanë aftësinë të transformojnë prekursorët e vitaminës D në vitaminë D2.

Ushqimet që përmbajnë kakao, deri më tani janë burime të panjohura të vitaminës D2, zbuluan shkencëtarët e Universitetit Martin Luther në Halle-Wittenberg dhe Institutit Max Rubner.

Në raport shkencëtarët vën në dukje teorinë se, kur thahen në diell kokrrat e kakaos kanë aftësinë të transformojnë prekursorët e vitaminës D në vitaminë D2. Ekspertët e  konfirmuan teorinë e tyre pas analizimit të 100 produkteve të ndryshme që përmbajnë kakao.

Sasi më të mëdha të D2 përmbante gjalpi i kakaos dhe çokollata natyrale, ndërsa në çokollatën e bardhë është shumë pak i pranishëm.

Grupet e vitaminës D janë esenciale për trupin e njeriut. Mungesa e tyre e rrit rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes, rakitisit dhe osteoporozës.

Ekspertët e më hershëm mjekësor konkluduan se konsumimi i çokollatës natyrale e cila përmban një përqindje të lartë të kakaos, e përmirëson imunitetin dhe e rrit aktivitetin e trurit.