ZBULOHET SHPJEGIMI I MUNDSHËM SHKENCOR: Pse infeksioni me omicron është më i lehtë?

Shkencëtarët kanë identifikuar një arsye të mundshme pse infeksioni me omicron është më i butë se infeksioni me variante të tjera të koronavirusit.

Studimet kanë treguar se omikron është më i ndjeshëm ndaj përgjigjes imune tek njerëzit e variantit delta, kanë raportuar studiuesit nga Gjermania dhe Britania e Madhe në revistën Cell Research.

“Për herë të parë, hulumtimi ynë shpjegon pse infeksionet me omicron kanë më pak gjasa të shkaktojnë forma të rënda të sëmundjes,” tha Dr. Martin Mikaelis, i Departamentit të Bioshkencës në Universitetin e Kentit, ekipi i të cilit kreu studimin në Spitalin Universitar të Frankfurtit.

“Omicron, ndryshe nga delta, duket se dështon të ndalojë qelizat e infektuara të prodhojnë dhe sekretojnë interferon, proteinë natyrale përgjegjëse për përgjigjen imune që është e pranishme në të gjitha qelizat njerëzore”, thanë studiuesit.

Qelizat e infektuara prodhojnë interferon. E thënë thjesht, këto substanca shërbejnë si lajmëtarë, të cilët ndër të tjera informojnë qelizat e tjera për praninë e virusit.

Sipas këtij studimi, varianti delta është treguar të jetë ‘më i suksesshëm’ se omikron kur bëhet fjalë për aftësinë e qelizave për të bllokuar prodhimin e interferonit.

Interferoni është i rëndësishëm për përgjigjen imune jospecifike, pra për një përgjigje shumë të shpejtë dhe më të përgjithshme të sistemit imunitar në luftën kundër patogjenëve.

Përgjigja imune jo specifike duhet të jetë e ndryshme nga përgjigja specifike që kërkon më shumë kohë për t’u aktivizuar. Një përgjigje specifike imune prodhon antitrupa që ekzistojnë për të luftuar një patogjen të veçantë.